Ceremonia NOBEL anulohet

524
Sigal

ondacioni Nobel, që administron ndarjen e çmimeve prestigjioze “Nobel”, thotë se, për shkak të pandemisë, ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Stokholm, sipas AP.

Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se “për shkak të masave të kufizimeve, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 të pranishënm”.

Ai tha, se, për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi.

Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende, sesi dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

“Ky është një vit shumë i veçantë, kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por gjithsesi, ne do t’u kushtojmë vëmendje të posaçme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre” – tha Heikensten, në deklaratën për mediet.