Jennifer Lopez dhe Drake konfirmojnë lidhjen, publikojnë foto të përqafuar. Rihanna i heq nga Instagram

103

Jennifer
Lopez dhe Drake në prag të ndërrimit të viteve kanë konfirmuar lidhjen e tyre,
duke publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqen të përqafuar.
Thashethemet për marrëdhënien e tyre kishin filluar më herët gjatë këtij muaji,
kur Drake mori pjesë në dy koncerte të Jennifer Lopez.

Në foton e publikuar se fundmi,
47-vjeccarja J-Lo dhe 30-vjeccari Drake duken shumë të dashuruar dhe të lumtur
në krahët e njëri-tjetrit.

Por pas publikimit të fotos ka
patur mjaft reagime, e një prej tyre ka ardhur edhe nga Rihanna, e cila ka
patur një romancë me Drake.

Pas kësaj, Rihanna ka vendosur të
mos e ndjekë më në Instagram J-Lo.

Për disa vite dy këngëtaret kanë
qenë mike të ngushta, por me sa duket kjo situatë i ka prishur raportet mes
tyre.