Jennifer Aniston, pret binjakë në moshën 46-vjeçare

73
Më në fund Jennifer Aniston arriti të bënte realitet ëndrrën e saj për të qenë nënë. Ndoshta me anë të fekondimit in vitro, këngëtarja ka mbetur shtatzënë dhe tashmë është në pritje të dy binjakëve me bashkëshortin e saj Justin Theroux. Lajmi konfirmohet nga burime pranë çiftit pas thashethemeve të shumta lidhur me shtimin e saj në peshë dhe martesës së celebruar në fshehtësi të plotë. Deri më sot aktorja e njohur nuk kishte mundur të kishte fëmijë, as gjatë martesës së saj me aktorin Brad Pitt.