Kryeministri kroat Milanoviç: Maqedonia, Serbia dhe Greqia nuk janë shtete!

464
Kriza e refugjatëve duket se po fut në sherr vendet e Ballkanit Perëndimor. I ndikuar nga kjo krizë, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka lëshuar deklarata bombastike në një konferencë. Ai ka shokuar të gjithë të pranishmit, pasi i ka quajtur serbët barbarë. Ndërsa, për Maqedoninë dhe Greqinë, Milanoviç është shprehur se nuk janë shtete. “Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionin shteti, as Greqia as Maqedonia, e as Serbia.

Nëse kemi nevojë për t’i lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu. Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i ç’organizuar, i cili do që të bashkohet me BE-në. Intensivisht diskutojmë me bashkëpunëtorët e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i hiqnim”, tha kryeministri kroat Zoran Milanoviç, transmeton. Vala vazhdon me fluksin më të madh, refugjatët vijnë nga Greqia kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi, dhe hyjnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Sigal