Ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha mbush sot 83 vjeç

541
Sot më 07 Maj 2016, ylli i muzikës shqiptare, Nexhmije Pgarusha mbush 83 pranvera. Ajo ka një jetë të tërë në karrierë dhe këngët e saja kanë hyrë në renditjen e këngëve që nuk shuhen kurrë, ashtu siç nuk shuhet kurrë as suksesi i tyre ndër dekada. Me zërin e saj briliant ajo ndër vite të tëra ka mbajtur lartë krenarinë e të qenit shqiptarë dhe vlerën e artë të muzikës sonë burimore, duke kaluar kufijtë dhe atëherë kur ata ishin të hekurt, e duke ngrohur zemrat shqiptare edhe kur ato ishin të ngrira akull. Një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm një artiste e madhe si Nexhmije Pgarusha, ndaj sot secili shqiptarë që ka ushqyer shpirtin e tij me zërin dhe emocionin që vetëm ajo di ta dhurojë si askush tjetër, le ti urojmë kësaj zonje dhe artisteje të madhe jetë të gjatë e të lumtur, pleqëri të mbarë e të shëndetshme.
Sigal