Ikën i ftohti, ja si pritet të jenë temperatura ditët në vijim

544
Rritja e temperaturave të këtyre ditëve, sipas ekspertëve, do të vijojë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të pësojnë rritje graduale ndërsa nuk parashikohet të ketë reshje shirash. Ditët e ftohta kanë marrë fund dhe tashmë duhet të përgatitemi për temperatura të larta dhe ditë me më shumë diell.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit në 24 orët në vijim nuk priten reshje shirash, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme. Po ashtu shqetësim do të mbetet era e fortë në disa zona.Tendenca e temperaturave do të jetë në rritje graduale deri të premten dhe me tendencë në rënie në fundjavë dhe të hënën, por që kjo luhatje nuk do të zgjasë shumë.
Sigal