E fundit, Google Maps tashmë dhe në gjuhën shqipe

656
Gjatë udhëtimeve tona në kërkim të destinacioneve të reja google maps është një bashkëshoqërues i pandashëm. 
Pas 14 vjetësh Google maps ka prekur kulmin e përdoruesve me afro 1.25 miliard, të cilët e përdorin këtë aplikacion në të përditshmen e tyre për të zbuluar vende të reja. Duke sjellë dhe mënyrat se si mund të udhëtosh nga ato me avionë, makina, me biçikleta deri dhe në këmbë.
Çdo përdorues e ka të lehtë pasi mund ta lexojë edhe në gjuhën e vetë, pasi në këtë aplikacion përdoren 39 gjuhë të reja, mes tyre dhe gjuha shqipe, maqedonishtja, turkja apo boshnjakja dhe ato perëndimore.
Me kalimin e viteve dhe zhvillimin e teknologjisë ky aplikacion po shënon gjithmonë edhe më shumë përdorues.
Vetë Google sqaron se risinë e shtimit të gjuhëve me 39 gjuhë të reja e ndërmori pasi nga këto vende po shihet një rritje të numrit të përdoruesve. 
Viteve e fundit google suprizon vazhdimisht përdoruesit e saj me risi. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë google maps nxori opsionin që do ju vij në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar, se si të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe që ju përshtatet fizikut të tyre
Sigal