E dini historinë e vërtetë të buzëkuqit të kuq?

642
Shoqëria, për një kohë të gjatë nuk ka ditur si ta interpretojë përdorimin e grimit sepse nuk ka besuar në arsyen e vërtetë të ekzistencës dhe përdorimit të tij. Në fakt, ekzistonte një mendim i përbashkët se buzëkuqi nuk ishte një aksesor bukurie, por një isnturment i djallit.
Më parë, ka pasur edhe ligje për buzëkuqët dhe magjitë.
Jessica Pallingston, e cila ka studiuar historinë e buzëkuqit konfirmon se në Anglinë mesjetare “një grua që trukohej shihej si mishërim i Satanait”, pasi ajo po ndryshonte fytyrën që Perëndia i kishte dhënë.
Pavarësisht kësaj, gratë e pasura të asaj kohe punësonin alkimistë për të bërë buzëkuqët e tyre.
Në vitet 1500, gratë nuk guxonin të përmendin përdorimin e buzëkuqit, kurse në Amerike në vitet 1700, burrat mund të anulonin martesat nëse gratë e tyre kishin përdorur kozmetikë gjatë periudhës së fejesës.
Produktet kozmetike nuk prodhoheshin gjithmonë për përdorim komercial dhe kur prodhimi i tyre ishte ‘i bërë me dorë’, kishte shumë dyshime dhe hamendësime për përbërësit e përdorur dhe ndikimin e tyree tek gratë.
E kuqja dhe baza e pluhurit të bardhë merreshin nga plumbi dhe mërkuri të cilët mund të konsumonin lëkurën. Në vitet 1910, në Amerikë, buzëkuqi i ndezur i kuq u adaptua si një simbol i sfidës dhe emancipimit të grave.
Në vitin 1912 Elizabeth Cady Stanton dhe Charlotte Perkins Gilman, aktiviste dhe mbështetëse të grave u shfaqën me buzëkuq gjatë votimeve të Passeatës në Nju Jork për të treguar që dhe ato përfaqësonin biznesin. Në vitin 1924 i kuqi i buzëve u ndalua nga zyrtarët e policisë në Nju Jork sepse ekzistonte rreziku se gratë mund t’i përdornin ato për t’u vetëhelmuar.
Sot buzëkuqët janë shumë popullorë dhe mund të blihen në të gjitha dyqanet në versionet më të thjeshta dhe ekonomike. Buzëkuqi është potent, përfaqëson luftën femërore dhe popullarititeti i tij tregon se ia ka vlejtur gjithë ajo rrugë e gjatë që ka bërë.
Sigal