Komedia “Një dasmë e hatashme”, në “Skampa” të Elbasanit në 21 dhe 22 tetor

57
Sigal

ËNGJËLL HOXHA “GDHEND” NË KRAHAROR TATUAZH FATMA HAXHIALIUN

Një dasmë e hatashme” është një komedi, që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo. Komedia do të jetë për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. “Një dasmë e hatashme” vepër e autorit Robin Hawdon është një prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, që po vijon të shfaqet me sukses. Një tekst mahnitës, kostume fine, aktorë të mrekullueshëm në këtë komedi. Regjisori Kiço Londo tregon se do të rikthehen sërish nëpër skenat e qyteteve të ndryshme, pasi ka kërkesa për këtë komedi dhe ka njerëz që nuk e kanë parë. “Vrulli i shitjes së biletave është shumë i madh dhe do ti kthehemi për herë të dytë dhe të tretë qyteteve, sepse ka njerëz që nuk e kanë parë dhe në qytete të mëdha dhe të vogla, pastaj dhe në veri të vendit”, tregon regjisori Londo. Ngjarjet në komedinë “Një dasmë e hatashme” përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet. Vepra e autorit Robin Hawdon përkthyer nga Artur Lena ka në role aktorët Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha. Në dasmën e Jul Dedës që luan Tom në rol, ajo që duket nuk është asgjë në krahasim me atë që ndodh dhe fshihet nga mbrapa dasmës. “Një dasmë e hatashme” është mirëpritur shumë nga publiku, por regjisori Kiço Londo më herët ka treguar se rezultati i punës për këtë komedi u pa më parë që në premierë.

Komedia britanike

Komedia është vënë deri tani më shumë se 40 herë në skenë. “Një dasmë e hatashme” që është shfaqur më parë në Tiranë, por dhe në qytetet si Librazhd, Përrenjas, Korçë dhe Pogradec, etj, ku publiku ka mbushur sallat rikthehet në skenën e Elbasanit në datat 21 dhe 22 tetor. Në këtë komedi regjisori Kiço Londo ia ka besuar rolet artistëve të njohur, por dhe emrave që sipas tij vinin surprizues për publikun. “Një dasmë e hatashme” është një komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët. Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje. Teatri Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo ka sjellë deri tani prodhime të ndryshme teatrore, një sukses me veprat që janë shfaqur për publikun. Në vijim të tyre vjen në skenën e Durrësit dhe komedia “Një dasmë e hatashme”. Robin Hawdon (lindur më 28 mars 1939) është një dramaturg i njohur anglez. Veprat e tij janë vënë në skena të ndryshme teatrore.