Durrës, prezantohet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

91

Dje në qytetin e Durrësit, përmes një konference për shtyp, u prezantua edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Drejtoresha e Festivalit, Anila Varfi, kryetari i Bashkisë së qytetit Durrës, Vangjush Dako, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulra Veneziani, Atasheu i Kulturës në Ambasadën Franceze, Hurbert Le Frestier, Atasheu i Kulturës në Ambasadën Çeke, Luc Beison, si dhe drejtori i Shkollës së Kinemasë dhe Multimedias “Marubi”, Kujtim Çashku. Drejtoresha Anila Varfi, mes të tjerave theksoi: “Në këtë vit jubile do të ndalojmë në kinemanë franceze… Festa e filmit këtë vit nuk do të jetë vetëm në Durrës, por edhe në katër qytete të tjera, ku do të udhëtojë kinemaja, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Pogradec”. Kryebashkiaku Dako theksoi se: “Sivjet, këtë aktivitet e bëjmë me shumë mundime dhe sakrifica pasi aspirojmë të shërbejë dhe si një promovim  turizmit…”. Ndërsa Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulra Veneziani: “Jam shumë e lumtur pasi vjet në këtë festival morëm çmimin e parë me filmin ‘Vincere’, e ndërkaq kinemaja është një prioritet i imi”. Në këtë prezantim e morën fjalën dhe diplomatët miq Hurbert Le Frestier, Luc Beison, si dhe Kujtim Çashku. Festivali do të mbahet nga 26 deri më 30 gusht.