‘’Dritën na e mori fatkeqësia, Zërin Qeveria”

Nën këtë moto të verbërit, aftësia e kufizuar, por edhe qytetarë të tjerë janë mbledhur sot përpara Parlamentit për të kërkuar edhe mbrojtur të drejtat e tyre. Konventa e përkthyer gabim, detyrime të prapambetura,0 rritje e pagesës së verbërisë,0 financim për shërbime dhe kaq mjaftojnë për të nxjerrë në rrugë të verbrit që tashmë janë të ‘’braktisur’’nga ky parlament që përpara çdo fushate I premton nga mundësitë më të mira për të jetuar në Shqipëri. Edhe pse jemi në vitin 2017,asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e përditshme të një personi të verbër,madje vetëm se hallet janë shtuar më shumë. Nën asnjë logo politike,vetëm në logon e Shoqatës që mbron të drejtat e tyre,ata janë sot këtu për ti thënë deputetëve që kanë votuar të mbajnë premtimet që i kanë bërë para fushatës. Në këtë tubim morën pjesë edhe qytetarë të thjeshtë por edhe analisti Fatos Lubonja e publicisti Ergys Mëtriri, që në fjalën e tyre deklaruan mbështetje për këtë shtresë të varfër të popullsisë. Pas më shumë se 2 orësh protestë, pjesëmarrësit kanë marrë një vendim duke dërguar një letër Ministres Xhaçka me kërkesat e tyre e nëse deri në javën e ardhshme nuk do të ketë asnjë reflektim nga ana e qeverisë atëherë pas një jave do të jetë një tjetër protestë përpara Ministrisë e më pas do të ketë edhe veprime të tjera deri sa të verbrit të arrijnë të plotësojnë kërkesat e tyre e po kështu edhe kryeministri Rama të mbajë premtimet që ka bërë kur ishte në opozitë në një takim që ka ftuar ata në Sheraton 6 dhjetor 2012. Po kështu kjo protestë ka marrë një mbështetje edhe nga EBU,që është Bashkim Evropian i të Verbërve ,e cila shumë shpejt mund të mbërrijë edhe në Shqipëri në mbështetje te Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe anëtarëve të saj.

I-Përmirësimi i marrëdhënieve me qeverinë
1-Kërkojmë që qeveria të shprehet qartë kundër qëndrimeve denigruese, publike të anëtarit të saj,kundër shoqatave të personave me aftësi të kufizuar në komisionin e çështjeve Sociale,të datave 18-22 Korrik 2014, në Komisionin e Ekonomisë të datës 22 Korrik 2014, si dhe në séancë plenare 24 Korrik 2014

2-Kërkojmë që: Qeveria të shprehet qartë se mbështet lëvizjen e aftësisë së kufizuar,të drejtën e tyre për tu përfaqësuar nga organizatat që ata vetë ngrenë në nivel lokal, rajonal e kombëtar si dhe të drejtën për tu vetë përfaqësuar edhe vetë mbrojtur në përputhje me normat e Konventës së Kombeve të Bashkuara të Personave me Aftësi të Kufizuar

3-Në mbështetje të deklarimeve të pikave 1 dhe 2 kërkojmë:
a- Korrigjimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara në nenin 29, paragrafi I fundit edhe në nenin 32 paragrafi parë.
b- Shfuqizimin e ligjit 93 në të gjitha përcaktimet për organizatat e personave me aftësi të kufizuar dhe organizatat për personat me aftësi të kufizuar, mënyrën e përfaqësimit të tyre, përcaktimin për Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuar.
c- Miratimin e projektligjit për Përfaqësimin Demokratik të Personave me Aftësi të Kufizuar të iniciuar nga grupi parlamentar I Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë në Tetor 2012.

4-Në zbatim të deklarimeve të pikave 1 dhe 2, kërkojmë:
a- Një hetim administrativ të pavarur, transparent në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuar për të gjitha fondet publike ose të dhëna me mbështetjen e institucioneve publike organizatave të Shoqërisë Civile që kanë pasur objekt shërbimet dhe mbrojtjen e interesave të personave me aftësi të kufizuar.

b- Kërkojmë që qeveria të shprehet me akt nënligjor për pozicionin e çdo individi apo personi juridik që shërben apo mbron interesat e personave me aftësi të kufizuar, për statusin e qartë të këtyre marrëdhënieve në përputhje me nenin 12 të Konventës për t’i mbrojtur personat me aftësi të kufizuar nga abuzimi dhe konflikti i interesit. Pra duke përcaktuar qartë se në emër të personit me aftësi të kufizuar,para institucioneve publike, mund të flasin vetëm ata ose prindërit e tyre, duke respektuar frymën dhe germën e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

II -Mbi cenimin e të drejtave ekonomike
1-Kërkojmë që, rritja e pagesës së aftësisë së kufizuar të bëhet në masën 10%,pasi ajo nuk është rritur asnjëherë që nga viti 2009,ndryshe nga pensionet edhe pagat
2-Kërkojmë qe ,qeveria te deklaroje edhe njohe borxhin qe ju ka personave me aftësi te kufizuar për detyrimet e prapambetura nga viti 2005- deri ne 2010 dhe te filloje shlyerjen e tyre brenda muajit Mars duke filluar me respektimin e vendimeve gjyqësore.

3-Kërkojmë shfuqizimin e ndryshimeve te ligjit 93 55, për ndihmën Ekonomike edhe Shërbimet Shoqërore,sipas te cilit ju hiqet pagesa e aftësisë se kufizuar atyre personave qe janë ne burg apo ne institucione publike ose te punësuar, pasi cenon parimin e pavarësisë së kësaj pagese nga te ardhurat e tjera si kompensim financiar I pasojave te aftësisë se kufizuar

4-Kërkojmë shfuqizimin e VKM 431.8.06.2016, pikat që kushtëzojnë marrjen e pagës së aftësisë së kufizuar, me pension invaliditeti me atë të pleqërisë

-Lidhur me dhënien e shërbimeve të posaçme edhe cilësinë e tyre
1-Kërkojmë që, Aksesi në informacion për personat që nuk dëgjojnë nuk flasin edhe ata që nuk shikojnë të njihen si shërbim i posaçëm në nivel kombëtar duke u ligjëruar si i tillë

2-Kërkojmë që ,të vazhdohet financimi i shërbimeve të posaçme për të verbrit për Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit për të Verbrit

Letër Ministres s Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka
Drejtuar : Ministres Olta Xhaçka
Lenda: Njoftim
E nderuar znj. ministre. 
Mbi 1000 mijë protestues të verbër dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuar, sot më 20 prill ora 11.30 në protestën e tyre para parlamentit kanë vendosur :
1- Të presin 1 javë përgjigjen tuaj për kërkesat e vazhdueshme paraardhësve tuaj, juve edhe Kryeministrit gjatë 4 vjetëve të kësaj qeverie
2- Në rast se këto kërkesa do të injorohen nga ana juaj, ju bëjmë të ditur, se vendimi i protestuesve është ngujimi para ministrisë suaj i shoqëruar me veprime aktive të paparashikueshme dhe me qëndrime të pandërprera me ditë, me javë e muaj
E nderuar zonja Ministre, shpresojmë që kërkesat tona t’i vlerësoni drejt e të lidhura ngushtë thjesht me interesat themelore të personave me aftësi të kufizuar, pa i dhënë të drejtë askujt që të bëjnë interpretime më të zgjeruara se kaq!

Duke ju falënderuar dhe mbetemi në pritje të një qëndrimi pozitiv nga ana juaj.

Me respekt
Presidenti I Shoqatës së të Verbërve
Dr. Av. Sinan Tafaj