Dritan Papa: Kam shoqëruar në Amerikë të gjithë personalitet e muzikës shqiptare, që nga Eli Fara deri tek Merita Halili dhe Par

736
Sigal

Intervistë  e “Telegraf” me muzikantin, Dritan Papa:-Pa këngë nuk ka liri, pa liri nuk ka këngë

Talenti dhe dëshira ime për fizarmonikën ju shfaq që  në  vogëli, ku ndiqte pas babanë, Thanasin, për të dëgjuar meloditë e këngëve dhe fizarmonikën, me te cilën përgatiste grupet diletante në  Repartin Ushtarak, si dhe aktivitete për nder të  festave. Kishte një  vesh absolut për muzikën,  ku babai më  vonë  ia edukoi duke ja futur më  shumë  në  gjak dashurinë për instrumentin e fizarmonikës dhe për muzikën në  përgjithësi. Në  Krujë  kaloi vitet e fëmijë ris dhe të  rinisë . Këtu kreu shkollën fillore e 8 – vjeçare. Gjate kësaj kohe u regjistrua edhe ne rrethin e muzikës pranë Shtëpisë se Pionierit dhe më  vonë  në  Pallatin e Kulturës. Fillimet e punës si artist amator i gjejmë herët qysh ne vitin 1982. Pjesëmarrja ime ne aktivitetet kulturore është evidentuar qysh ne moshën 13 vjeçare. Ne moshën 10 vjeç nisi të  mësoj fizarmonikën në  familje. Punoi me një program të  veçantë  në n kujdesin e babait dhe në n mbikëqyrjen e motrës, Lindita Papa, e cila kish studiuar për violinë në  shkollën e mesme të  muzikës “Mujo Ulqinaku”, Durrës. U aktivizua në  koncerte edhe pranë  Pallatit të  Kulturës, me estradën dhe recitale të  ndryshme. Në  shkollën artistike “Jordan Misja”, Tiranë , mori edukimin muzikor me baza, në  vitet 1985 – 1989, me specialitetin fizarmonicist me notën maksimale 10 për te katër vitet. Pedagog i tij ka qenë  Todi Dori, për të  cilin ka shumë  respekt. Gjatë  kohës që  ka qenë  në  Shqipëri ka përcjell me dhjetëra koncerte, recital, takime artistesh si dhe kam drejtuar kursin e fizarmonikës në  Pallatin e Kulturës, Krujë .

Jam rritur bashke me muzikën. Atë nuk e kam ndare për asnjë çast dhe tani që jeni jashtë shtetit, këtu në  SHBA?

 Po jam rritur me këngën. Në  vitin  1989 krijova grupin muzikor “Kastrioti”, i përbëre prej instrumentisteve:  Dritan Papa – fizarmonicist – organo,  Selman Selmani – Klarinete, Mirgjen Darova – kitarë solo – bas, Artur Nuredini – ne bateri saks ,   Paulin Trieshi , këngëtar,  Hajredin Gjeta, Rakipe Kalaja

Me këtë grup zhvilluam një sere aktivitetesh kulturore si brenda dhe jashtë vendit, bëmë regjistrime edhe në  radio televizion. Zëri i bukur, meloditë e këngëve qe luaja me fizarmonike ne këto aktivitete erdhën duke u rritur. Dalloheshin për pastërtinë e vijës melodike, për ëmbëlsinë  e harmoninë dhe kur vinte puna meloditë çanin sallën, sheshet e shkonte tutje atje poshtë ne lagje. Ne vitet 1990 – 1994 ndoqa studimet e larta ne Akademinë e Arteve te Bukura dhe diplomohem Menaxher Arti. Specialiteti fizarmonikë me rezultate te shkëlqyera ne kulturën profesionale e ne instrumentin e fizarmonikës, ku si ne Liceun Artistik dhe ne Akademinë e Arteve te Bukura për 8 vjet rresht jam vlerësuar me notën maksimale 10.

    Si arriti Dritani të konkurrojë për në  Akademinë e Arteve?

Dritani: Si ne Liceun Artistik edhe ne Akademinë e Arteve te Bukura jam futur me konkurs duke marre pikët maksimale. Ne konkursin e Liceut Artistik, Tirane, kryetar komisioni ishte Profesor, Agim Krajka. Në  këtë konkurs dola i pari ne liste. Po ashtu me dinjitet u përgatita edhe për konkursin e Akademisë se Arteve. Me mua kanë punuar mësime e kontrolle teknike mjeshtra te mëdhenj të  muzikës Shqiptare si: Prof. Çesk Zadeja, Prof. Tonin Harapi, Prof. Agim Krajka, Prof. Limoz Dizdari, Prof. Todi Dori etj. Ne ditën e pare te konkursit zhvilluam temën me shkrim “Kultura force e madhe për përparimin e vendit”. Tema u vlerësua prej një komisioni prej 7 vetash. Razi Brahimi – Kryetar, Xhevdet Mahila, Ruzhdi Mata, Genc Hoxha, Marika, Sander Çefa, Qiriako Meniko . Në provimin për instrumentin e fizarmonikës luajta këto pjese me kërkesa te specialitetit. Moto perpeto – Paganin,Suite angleze – Bah, Valle instrumentale e jugut – Agim Krajka  Në komisionin e vlerësimit te fizarmonikës ishin: Robert Radoja, Sander Çefa, Agim Çumani.Të tre anëtaret e komisionit unanimisht dhanë vlerësim maksimal me notën 10, madje shefi i pianos, Z. Robert Radoja, u shpreh si me shaka: “E gjetëm pedagogun e ardhshëm te fizarmonikës për ne Akademi”. Kështu ne tetor te 1990, unë fillova mësimet ne Akademinë e Arteve te Bukura. Dega e Menaxhereve, specialiteti fizarmonikë, te cilin e mbarova me sukses. Në  fund të  katër viteve mbrojta diplomën me temë : “Problemet social-ekonomike dhe artistike te artisteve shqiptare qe kane emigruar ne SHBA”. Përgatita një diplomë me vlera njohëse dhe nivel teorik e praktik. Veç te tjerave nëpërmjet një materiali konkret si p.sh. të kasetave – videokasetave dhe fletë-volanëve të sjella direkt nga SHBA-ja, vërtetohet se, Dritan Papa, është organizator e muzikant profesionist në të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen nga emigrantët në SHBA.

Komisioni i vlerësimit te diplomës time përbehej nga:  Dashnor Kokonozi – Kryetar,    Xhevdet Mahila – Udhëheqës i diplomës,   Bajram Lapi – Oponent muzikant,   Vangjush Furxhi – Anëtar,   Zydi Dervishi – Anëtar. Diploma vlerësohet me notën 9 (nëntë). Nota e Specialitetit 10 (dhjetë ).

 Përse shkuat ne Amerike dhe në  çfarë mënyre? Cila ishte përshtypja e ditës së  parë

Dritani: Një shprehje e vjetër thoshte:” Te gjitha rrugët te çojnë  në  Rome”. Në  ditët e sotme New York e ka zëvendësuar kryeqytetin Romak me qytetin Amerikan. Ne tetor te vitit 1992 erdha ne Amerike se bashku me grupin muzikor “Kastrioti”, ne kërkim te një jete me te mire, me këtë rast mu hap edhe një dritare e re te cilën e ëndërroja prej kohesh. Me një ftese nga restoranti “Il Galeto”, me kontrate pune te rregullt te miratuar nga Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Emigracionit te SHBA, me pronar. Z. Ali Brunçaj, i cili mundësoi dhe vizën e punës H2B, për të  punuar me muzike shqiptare ne restorantin e tij. Il Galeto ndodhet ne shtetin New Jersey. Ne SHBA un shkova fillimisht edhe për tu larguar nga atmosfera ne te cilën ndodhej ne atë kohë  Shqipëria. Veçanërisht mjaft artiste ëndërronin prej kohesh te dilnin jashtë shtetit për te pare vepra arti, për tu njohur me zhvillimet kulturore te vendeve te tjera, për tu kualifikuar apo zgjeruar njohuritë e tyre. Procesi i largimit ishte pasqyrimi i drejtpërdrejte i krizës politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore qe përjetoje Shqipëria.(Tetor 1992) Ishte hera e parë që po merrja një udhëtim kaq te gjate, nga Shqipëria në Amerikë. Amerika është e paimagjinueshme. Të parët tanë kur kane folur për parajsën kanë pasur parasysh Amerikën. Këtu i ke te gjitha, peme e perime ne te katër stinët e vitit, buke, mish, ujë të  ngrohte  natën e ditën. Ne fund të  udhëtimit si hymë ne kontinentin e ri na del përpara “Statuja e Lirisë”. Një madhështi tokësore dhe qiellore bashke. Pas kësaj, New  York-u, të mbeten sytë ne atë hapësire pa ditur nga ç’ magji t’ia nisë zbulimin. Gjëja e parë  që  bie në  sy në  hyrje të  New  York-ut dhe qe meriton te shihet e para është “Statuja e Lirisë”. Kur sheh New  York-un ëndrra për te pare një qytet tjetër te ulët. Zbret nga aeroporti “Kenedi”, sheh gjithçka e nguron te nxitosh për diku. Aeroporti është një qytet me vete. Tek aeroporti “Kenedi”, truri i njeriut ka riprodhuar nepërmasa vigane veten. Rreth çdo 30 sekonda ngrihet një avion. New York-u është vazhdimisht në  lëvizje, atë se sheh te ndale gjëkundi. Nen hijen e pallateve te mëdha ndihesh disi i vogël. Kur e pame për here te pare jemi tkurrur te hutuar. Pallate te mëdha ne Manhatan te rrinë si qenie mitologjike. Ne mbrëmje, në qendër te Broadë ai e kompleksi Rockfeler ke përshtypjen se je ne mes te një yllësi. Kufiri mes natës dhe ditës është shkrire. Kush njeh New  York-un, njeh Amerikën. Viziton New  York-un e gjithmonë mbetet i pa vizituar. (Marrë nga Agim Shehu)

  Me sa këngëtare shqiptarë ke bashkëpunuar?

Kam mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tirane si dhe Akademinë e Arteve te Bukura, Tirane. Kam përcjelle shume koncerte, festival, recital dhe incizime ne radiotelevizion. Kam marre pjese ne shume evente e debutime, koncerte muzikore te zhvilluara Brenda dhe jashtë vendit, si ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Zvicër, Kroaci, Greqi, Turqi, Amerike, Kanada e Australi. Një jete me koncerte, puna ne lokal, festimet e përvjetorëve, festat e flamurit, festa e Independencës ne SHBA, dasmat e gëzimet familjare ne New York, Neë Jersey, Texas, Detroid, Florida, Boston, Pensilvania, Konektikat, Utah, Chikago e Michigan, kanë ndikuar në  repertorin tim. Bej muzike nga te gjitha trevat e Shqipërisë. Tani pa asnjë vështirësi prezantoj këngën shqiptare ne çdo shtet ku kam shkuar dhe jo vetëm kaq, por duke qene ne qendër te te gjitha aktiviteteve qe organizohen ne SHBA, mund te them qe i kemi bere Amerikanet te këndojnë e te vallëzojnë këngët dhe vallet tona. Kam përcjelle muzikën popullore Shqiptare ne dhjetëra festival te vendit e skena ndërkombëtare, jo vetëm për komunitetin, i cili ka shume nevoje por edhe për artistet shqiptare qe ta kenë afër spektatorin e huaj, i cili na ka dëgjuar dhe për këtë unë jam shume i lumtur. Megjithatë të  besh Amerikanet te vëmendshëm ndaj muzikës etnike te  një vendi pothuajse te panjohur nuk është kaq e lehte. Kam një aktivitet te dendur dhe te pasur ne vlera duke shoqëruar pothuajse te gjithë këngëtaret me te mire te Shqipërisë, si:  Eli Fara, Artiola Toska, Merita Halili, Hajredin Gjeta,  Aurela Gaçe, Eli Gjezo,    Gezim,  Elsa Lila, Parashqevi Simaku, Liri Rasha , Sinan Hoxha ,  Shpat Kasapi, Anita Bitri, Adelina Ismaili, Vellezerit Zena,  Valbona Mema,    Maja, Poni, Ftamira Breçani, Mihrije Brahja, Kastriot Tusha, Rovena Stefa, Bleona Qerreti, Soni Malaj e të tjerë,   Te gjithë këngëtaret e mësipërm, ku kam klikuar janë edhe me te preferuarit nga komuniteti i emigracionit dhe me te gjithë këta kam punuar ne SHBA, qofte me kontrata pune apo me raste festash te ftuar nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan, ne raste përvjetorësh, si: festa e çlirimit, festa e flamurit, çlirimi i Kosovës, festa e independencës se SHBA, përvjetori i gazetës”Iliria”, dita e Shën Valentinit, festa e 8 Marsit, Viti i Ri e shume e shume festë atë tjera.

 A te mungon Shqipëria?

Dritani: Kur shkova ne Amerike, karriera ime artistike ne Shqipëri ishte ne majat e saj. Një çmenduri e radhës ne politiken dhe ekonominë shqiptare, me detyroi te emigroj për ne SHBA. Financiarisht ndihem me i lumtur se ne Shqipëri. Atë dite qe jam nisur për ne SHBA me është dukur sikur humba gjënë me të shtrenjte. Me erdhi keq, shume keq dhe u emocionova shume nga ndarja me familjen, po me duket sikur po le shumë, shumë gjëra prapa, d.m.th sikur po le jetën time, vendin ku jam rritur. Ne Shqipëri sado te mundohesh te besh diçka, duhet te kalosh vështirësi, ndofta qe truri i njeriut nuk pranon dot dhe vjen një moment qe ti lodhesh dhe ndonjëherë i thua vetes: “Për çfarë luftoj?”. Ajo qe unë kam pasur këtu nuk ma merr mendja qe ta gjej ne një vend tjetër, d.m.th te shkoj ku te dua, nuk kam për ta gjetur, por problem është qe atje ti lufton, lufton dhe nuk merr asgjë mbrapsht dhe e vetja gjë qe unë kam marre deri me sot kane qene vetëm duartrokitjet dhe asnjë gjë tjetër. Thuhet se artisti triumfon në  vendin e vet dhe perëndon ne dhe te huaj. Por kjo duket se nuk ndodh me artistet shqiptare. Edhe pse ne dhe te huaj, artisti shqiptar gjithmonë ka qene ne gjendje tu dhuroje artdashësve atë ç’ ka ata dëshirojnë. Është spektatori Shqiptare ai qe nuk i le artistet te bien poshtë. Duartrokitjet janë frymëzimi me i mire për artistet. Ne Artistet kemi shume nevoje për duartrokitjet e spektatoreve Shqiptare. Edhe pse jam ne qendër te aktiviteteve qe zhvillohen ne Amerike por prapë se prapë kam vite qe kam jetuar këtu (në  Shqipëri) dhe unë do te vazhdoj te këndoj shqip në Neë  York, jo vetëm për te fituar por ndoshta edhe për te kontestuar pak mallin qe kam për vendlindjen time. Edhe ne Amerikë duartrokitem nga publiku, por këtu dola qe fëmijë ne skene dhe nuk e harroj këtë publik. Aq shume me mungon publiku shqiptar saqë unë me grupin “Alba” të larguar nga Shqipëria, një dekade me parë, artistë profesioniste të këtij grupi u rikthyem në skenën shqiptare me mallin për vendlindjen, si dhe për publikun Shqiptar. Emra te tillë të njohur si këngëtarët: Merita Halili, Eli Fara, Gezim Nika, Fitore Mamaqi, Eli Gjezo, Vëllezërit Zena  si dhe muzikantët e talentuar, Edmond Xhani – Kitarist, Dritan Papa – Organist, Ilir Dangellia – Organo, Maks Vathi –  Klarinet, Artan Kushi – Bateri, Murat Rama – Klarinetë. I mungojnë publikut prej një kohe shumë  të  gjatë . Më  19 Mars 2005, me grupin “Alba” dhamë koncert në  Pallatin e Kongreseve në  Tiranë Koncerti u pëlqye dhe u duartrokit nga spektatori artdashës Tiranas. Nga Shqipëria me mungojnë shume gjera: prindërit, motra, te gjithë miqtë e shokët, publiku, janë te gjitha këto arsyet për ta vizituar Shqipërinë, megjithatë mundësia për ta rifilluar jetën ne Shqipëri duket shume e largët.

Si e fillove aktivitetin artistik në  Amerikë ?

Pa këngë nuk ka liri, pa liri nuk ka këngë. Ne vitin 1992 me grupin artistik “Kastrioti”, mbërrita ne Neë York të  SHBA-së. Ne fillim një muaj rresht me grupin bëmë turne me koncerte ne disa shtete te SHBA si Detroid 31 Tetor + 1 Nëntor; Chikago 8 Nëntor; Neë  York 14 Nëntor; Ny staten Island 15 Nëntor. Gjashtë  muaj rresht punuam në  lokalin “Il Galeto” në  Neë  Jersay me këngëtaret: Ilir Shaqiri, Skënder Hasi, Mirela Llabani, Gentiana Paparisto e Paulin Trieshi. Shume mbresëlënëse kanë  qenë  këto koncerte ku ne jemi pritur me shumë  mall nga bashkatdhetarët tanë në  Amerikë . Gjatë  kësaj kohe ne bëmë dhe një seri kasetash audio, si dhe video “Një mbrëmje në  New  York”, “Pret nena trimin”, “Këngë dhe lot”, “Te fala nga mërgimi” etj.

A ke njohur racizëm në  Amerikë?

Dritani: Ne Amerike takohen te gjitha kulturat: anglo-saksone, italianet, shqiptaret, irlandezet, afrikanet, kinezet, çifutet etj. Dhe kjo e bën këtë vend te veçante ne te gjitha mënyrat. Amerika nje shtet i krijuar me përzierjen e tere racave. Miliona emigrante gjate historisë pasi kanë ardhur ne Amerike dhe kane gjetur këtu atë qe u mungon, lirinë e mohuar ne vendet e tyre, dalëngadalë u janë përshtatur kushteve te këtij vendi, shume shpejt ndihen si Amerikane me te gjitha te drejtat. Ata qe e kane provuar Europën e dine sesa e ftohte është ajo ndaj te huajve.

Lidhjet me Kosovën

Dritani: Mes turmave te njerëzve qe nxitojnë për te arritur diku, janë edhe artistet Shqiptare.  Nuk dimë se ku do te arrijnë, por ne kozmopolitin me te madh ne bote edhe ata kërkojnë te mbijetojnë. Ne Qershor te vitit 1994 ne New  York te SHBA, u organizua festivali i pare i këngëtareve interpretues, te këngës popullore Shqiptare. Ne te morën pjese këngëtare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora, si: Shqipe Kastrati, Haxhi Maqellara, Eli Gjezo, Gezim Nika etj. Një bashkim këngëtaresh nga te gjitha trevat Shqiptare, ne skenën e shkollës “Klinton” me rreth 2.000 vende ne Manhatan. Ne këtë salle kënduan te gjithë shqiptaret nga Prizreni, Ferizaj, Kërçova, Dibra e Madhe, Hoti e Gruda, nga Tropoja e Tirana. Kënga i rrezon kufijtë, pengesat, cenga te bashkon. Ne SHBA u dha një festival, Gëzim Nika, këngëtar i grupit “Kastrioti”, fitoi çmimin e dyte te festivalit, i shoqëruar nga orkestra “Kastrioti”, nen drejtimin tim. Është ky komunitet artistesh qe punojnë ne SHBA, prej vitesh që  na lidh edhe me Kosovën. Këta njerëz kane te afërmit e tyre ne Kosove dhe qe i mbajnë lidhjet me vendin e tyre. Edhe këta festojnë. Na lidh e njëjta gjuhe e folklor. Ne shkojmë atje për te kënduar këngë te përbashkëta, kënga na bashkon.

 Albert Z. ZHOLI