Shtetin Islamik e krijojë Amerika

427
Sigal

“Teori të tilla të shumta, vijnë për shkak se Uashingtoni ka treguar një prirje për ndryshimin e regjimit. Mbështetja për grupet kryengritëse nuk është një praktikë e re dhe kohët e fundit nuk ka qenë as efektive”, thotë Octavius Pinkard, një specialist në analizat e politikave të jashtme me qendër në Bruksel “Në Lindjen e Mesme, teoritë konspirative i kemi në gjak,” më thotë një ish- zyrtar libanez, ndërkohë që drekojmë në një restorant në qendër të Bejrutit. Ai i referohet thashethemeve më të fundit në qytet: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas krijimit të Shtetit Islamik, të njohur edhe si ISIS, dhe Hillary Clinton e ka pranuar diçka të tillë në librin e saj “Zgjedhje të vështira”.  Ndërkohë që militantët e Shtetit Islamik marshuan në Liban javën e shkuar, duke shpërndarë terror në një fshat në Arsal, në kufi me Sirinë, duke shpërngulur qindra banorë nga shtëpitë, ka zëra që ia vënë fajin SHBA. Video horror të krimeve të Shtetit Islamik ndaj ushtrisë libaneze kanë nisur të qarkullojnë në internet. Për të mbështetur teoritë e tyre, konspiracionistët kanë një “provë” të fortë: fjalët e Hillary Clinton- ish- Sekretarja e Shtetit, që pritet të garojë për presidencën në SHBA. On-line kanë nisur të qarkullojnë pjesë nga libri i saj, duke pretenduar se SHBA e krijuar IS që të nxisë destabilitet në rajon, për përfitimet e Amerikës. Këto thashetheme madje nxitën Ministrinë e Jashtme në Liban që të thërrasë ambasadorin amerikan në Liban, David Hale. Për më tepër, për të ulur këto zëra, ambasada amerikane në Bejrut lëshoi një deklaratë në “Facebook”: “Çdo sugjerim se SHBA ka marrë ndonjëherë në konsideratë njohjen e Shtetit Islamik si diçka tjetër përveçse organizatë terroriste, ose që ka rol në krijimin e saj, është krejtësisht i pavërtetë. Akuzat që qarkullojnë në Liban janë fabrikime”. Në vend të kësaj, Hillary Clinton ka thënë se dështimi për të ndihmuar rebelët sirianë ka sjellë ngritjen e IS. Por nuk është shokues fakti që një teori e tillë po qarkullon, nisur nga historia e Amerikës, e cila ka ndihmuar grupet militante dhe guerile: muxhahedinët në Afganistan, nga ku doli Al Kaeda. Fakti që aleatët e SHBA në Gji po akuzohen se mbështesin IS, nuk ndihmon në këtë rast. “Teori të tilla të shumta, vijnë për shkak se Uashingtoni ka treguar një prirje për ndryshimin e regjimit. Mbështetja për grupet kryengritëse nuk është një praktikë e re dhe kohët e fundit nuk ka qenë as efektive”, thotë Octavius Pinkard, një specialist në analizat e politikave të jashtme me qendër në Bruksel. Por thashetheme të tilla rrezikojnë interesat amerikane në Liban, një vend ku ata kanë interes për të mbajtur një pushtet të butë. Së fundmi, në rrugët e Bejrutit po thuhet gjithmonë e më shumë se është pikërisht Hezbollahu që nuk do e lejojë IS që të përparojë drejt kryeqytetit libanez dhe jo që amerikanët do na ndihmojnë ne. “Shumë njerëz këtu besojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janë një kur bie fjala për çështjet e parave të naftës. Ata thonë se përfituesit nga IS janë pikërisht SHBA dhe Arabia. Siç na mëson historia, përfituesit janë pikërisht nxitësit,” thotë Amer Murad, një vendas. “Një zhvillim i rëndësishëm që kemi parë është bashkëpunimi mes ushtrisë libaneze dhe Hezbollahut në përpjekjet për të mbrojtur Libanin nga përhapja e konfliktit në Siri drejt territorit libanez”, thotë Octavius Pinkar. Ndërkohë që konflikti në Siri dhe Liban evoluon, kështu ndryshon edhe perceptimi për Uashingtonin.  Duket se Hezbollahu-Damasku-Teherani po e fitojnë betejën e propagandës. Megjithatë, kur Obama shpalli nisjen e sulmeve ajrore ndaj IS në Irak, dashuria për SHBA u kthye në Facebook. “Ne nuk kemi qenë kurrë më të lumtur për ndërhyrjen amerikane”, shkroi një libanez. Ndoshta është herët për të thënë nëse popullariteti i SHBA do rikthehet, por për momentin duket se Amerika po vuan një krizë të marrëdhënieve me publikun.

Suzanne KIANPOUR, BBC