Këtë fundjavë mund të kenë qënë Pashkët, por Mariah Carey padyshim që kishte një arsye tjetër për të festuar. Këngëtarja ka ndarë me fansat një seri fotosh nga festimet e 46 vjetorit të saj ditën e dielë në Kopenhagen, Danimarkë, gjatë turit të saj Sweet Sweet Fantasy në Europë. Carey kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi me temina i cili i nxirrte në pah dekoltenë, megjithëse më pas e ndërroi. Në video ylli i muzikës pop shfaqet duke festuar me shampanjë dhe fishekzjarre.

















