Lirohen pas 48 orësh protestuesit e Liqenit

578
Teksa kanë kaluar 48 orë nga arrestimi që bënë uniformat blu tek protesta e PD për parkun e liqenit, Prokuroria ka vendosur që të kërkojë “detyrim paraqitje” për 13 protestuesit e arrestuar. Mes tyre është edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Driçim Babasi, ndërkohë që të arrestuarit e tjerë janë Grigels Muçollari, Indrit Hoxha, Erjon Dizdari, Franci Doka, Gerald Metko, Silvio Sheme, Jurgen Kupi, Soven Sheme, Arlind Kajo, Klejdi Kalaja, Behar Hasa dhe Tonin Kolthi.
Sigal