Disa zgjidhje për të pastruar mendjen tuaj nga mendimet negative

1718
Duket se ne njerëzit e fokusojmë më lehtësisht vemendjen tek mendimet negative, se tek ato pozitive! Një tendencë kjo, e paevitueshme…..e cila na ndihmon të shmangin rrezikun (atë që ne e perceptojmë të tillë) dhe na jep mundësinë të reagojmë më shpejt gjatë një krize. Stili i të menduarit mund të jetë genetik ose pasojë e eksperiencave të fëmijërisë- thotë psikologu Judith Beck. Fëmijët mund të zhvillojnë një të menduar negativ, nëse janë trajtuar keq në familje, si pasojë e bullizmit, nëse kanë pasur eksperienca traumatike ose abuzive shkruan psikologe.al. Por nëse në mënyrë kostante mbizotërojnë në mendjen tonë mendimet negative, ato mund të ndikojnë në lumturi, në rritjen e nivelit të stresit dhe ankthit si dhe të dëmtojnë shëndetin tonë mendor. A ka një mënyrë për ta menaxhuar dhe parandaluar???? Hapi i parë: Mos tento ti ndalosh! Në këtë mënyrë, do të na duhet ta sfidojmë veten dyfish. Mendimet negative shpesh na vendosin nje një rreth mendor nga i cili është e vështirë të shpëtosh. Tia njohësh dhe pranosh vetes, është hapi më i rëndësishëm për të dalë nga rrethi e për të ristrukturuar mendimet. Ti analizosh , pa e paragjykuar veten, pa tentuar ti ndryshosh! Pasi i ke pranuar , mundohu ta vësh veten në sfidë. Hapi i dytë, është përpjekje! Të ristrukturosh menyrën e të menduarit nuk është e thjesht, por nëpërmjet gjetjes së një mendimi alternativ, më pak kërcënues për VETEN, është një zgjidhje. Ose imagjino nëse në vendin tuaj do të ishte miku juaj, CFARË DO TI SYGJERONIT?? Ka gjthmonë persona që mund të na ndihmojnë, duke na dëgjuar! Efekti i TË DËGJUARIT, është shpesh mjaft produktiv. Edhe nëse nuk ndjeheni të kuptuar, mbështetjen e tjetrit do ta merrni. Teknikat e relaksimit si: relaksimi i muskujve, frymëmarrja e kontrolluar, yoga dhe meditimi, të realizueshme në kushte e jetës suaj të përditshme, duket se janë një zgjidhje në dorën tuaj për të pastruar mëndjen! Por nese eshte mendimet negative, ju ndikojne ne funksionimin tuaj te perditshem, atehere do te ishte e keshillueshme te kontaktonit nje profesionist te shendetit mendor, mjek ose psikolog. “Sa më shumë mendime negative, aq më shumë truri mësohet me praninë e tyre”- thotë Dr. Hanson. Jeni gati ti seleksiononi? …… VARET NGA TI!
Sigal