Gjendet një trup i pajetë në lumin Fan, dyshohet se i përket 55-vjeçarit të zhdukur 1 javë më parë

495
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në ujërat e lumit Fan të Mirditës. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se trupi i pajetë mund t’i përkasë 55-vjeçarit Fran Bardhi, i cili u zhduk para 1 jave.
Bardhi u mbyt pak ditë më parë në lumin Fan, ndërsa familjarët gjetën rrobat e tij pranë bregut.
Sakaq, polumbarët pritet të nisin kërkimet për nxjerrjen e trupit, më pas pritet që familjarët të identifikojnë trupin e viktimës.
Sigal