Desirre de Marko: Dashuri do të thotë një trokitje e fuqishme që tek unë nuk ka ardhur

80
Desirre ka marrë pjesë në më shumë se 20 sfilata, pasarela apo konkurse mode. Një vajzë e bukur e thjeshtë tepër inteligjente dhe me dëshirën e madhe për të pasur libra ndër duar. Ajo babanë e ka Italian ndërsa nën shqiptare, dhe nuk nguron të thotë që ndihet më shumë shqiptare se italiane. Për të respektuar dëshirën e nënës ajo vjen këto ditë ën Shqipëri për të marrë pjesë në konkursin e bukurisë Mis Malsia.
-Nëna ime është me origjinë nga këto treva shqiptare dhe unë erdha këtu për të marrë pjesë në këtë konkurrim vetëm për të kënaqur nënë time. Por dua të theksoja se e ndjej veten shumë shqiptare dhe ndihem mirë ëpr çdo aktivitet në Shqipëri. Unë Jam duke marrë pjesë në këtë garë për të bërë nëna ime të lumtur.

-Cilat janë aktivitet tuaja të fundit në fushën e modelingut? 
-Aktiviteti im i fundit si modele është para disa ditësh dhe cilësohet “Një Girl në kinema”. Një aktivitet ndryshe ku përcillen mesazhe filmi dhe ideime të ndryshme skenike. 

Në sa aktivitete të tilla Brenda dhe jashtë Italisë keni marrë pjesë?

-Unë kam marrë pjesë në 20 shfaqje, përafërsisht. Nuk i mbaj mend të gjitha por di të them se nga njëri spektakël tek tjetri eksperiencat kanë qe në të mira.

Keni pasur emocione në këto evente?
Aspak. Nuk jam tip që kam frikë. Çdo spektakël për mua është diçka e re, një mësim më shumë dhe një eksperiencë ndryshe.

Jetoni në Itali, si mendoni se femrat në Itali janë më të respektuara dhe më me liri se në Shqipëri?

Po. Ashtu mendoj Femrat shqiptare nuk kanë atë liri dhe atë respekt që duhet të gëzojnë. Ka shumë gjëra që femrat janë më pak të përkrahura.
Ju thatë që nuk keni më asnjë emocion apo frikë nga spektaklet apo eventet e ndryshme, kështu ka qenë dhe herën e parë?
Jo. Hera e parë ka qenë e vështirë. Isha vajzë e turpshme, e lidhur vetëm me familjen dhe më dukej sikur do ndahesha nga familja (ahhaaa). Pasi mbarova thashë që çdo gjë kaloi bukur. Frika ka ikur pas atij çasti.

Kush mbetet shou apo pasarela më e rëndësishme për ju?
– Mbetet spektakli “The Show” ku ideohej pamja më e bukur e vitit. Pra ishte një konkurs ndërkombëtar. 
Unë Do të me të vërtetë donte të jetë një model, por ajo është një kurs i vështirë dhe sfidues, por unë shpresoj se më tej se të bashkohet. 

Kush janë veshjet e preferuara, ato klasike apo ato sportive?

Të dyja, por më shumë sportive. Jam e re dhe shkolla, lëvizjet më bëjnë që të jem më shumë pranë kësaj veshje.
Kush është më rëndësishëm për ju në këtë moshë, pasarelat apo studimi?

– Studimi është e para për mua.

Jeni e dashuruar dhe në mendimin tuaj çfarë është dashuria?

-Dashuruar? Besoj se është shpejt. Deri tani kurrë nuk kam qenë e dashuruar, por mendoj se dashuria është një gjë e bukur, por tani dashuria e vërtetë është e vështirë për të gjetur. Nuk jam ende e përgatitur për dashurinë.

Miqtë e tu më të mirë janë vajzat apo djemt, me cilët shoqëroheni më shumë?

-Unë kam shume miq djem sesa vajza, sipas mendimit tim, femrat janë miqtë më të rremë se meshkujt. 

Parfumi i preferuar, po makina?

-Nuk kam një parfum të preferuar të saktësua, ndërsa për makinat, makina “Porsche”.

Në Itali e preferoni plazhin nudo?

-Jo plazhi nudo nuk është për mua.

-Kush janë më xhentil meshkujt shqiptarë apo ata italianë? 

– Zotërinj të parë janë italianët, por ka edhe shqiptarë, njerëz zotërinj ka në të gjithë botën. 

Po më xhelozë?

-Besoj se populli shqiptar, meshkujt shqiptarë janë më xheloz ndaj grave.

-Ku të duket më bukur në Shqipëri apo Itali?

Të dyja, por meqenëse në Shqipëri vij më rrallë më duket më bukur.