PD-ja do të kallëzojë penalisht Edi Ramën për foton me Obamën

595
Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për Edi Ramën, pas nisjes së hetimeve nga FBI-ja për foton me Obamën në vitin 2012.
PD-ja thotë se për foton u paguan 80 mijë dollarë dhe ky konsiderohet krim federal. Para disa ditësh, kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve për të zbuluar lidhjen e Edi Ramës me financimin prej 80 mijë dollarësh që pagoi Bilal Shehu për financimin e fushatës së Barak Obamës. Një event nga i cili pati një fotografi të Edi Ramës me presidentin Obama.
“Unë sot dua t’i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorisë shqiptare që paralel me hetimet që po kryen FBI, të nisë menjëherë hetimet brenda juridiksionit shqiptar dhe sipas ligjit shqiptar për këtë rast të pastër të korrupsionit politik. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohe kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë eurosh? Apo janë para ryshfeti e korrupsion? Cili është burimi i tyre? Çfarë ka marrë në këmbim të këtyre parave sponsorizuesit?”, u shpreh Basha.
Kryeministria reagoi menjëherë duke e quajtur këtë një manipulim mediatik, duke siguruar se Edi Rama nuk ka kryer asnjë pagese për të marre pjesë në një organizim elektoral të presidentit Obama. “Bilal Shehu që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin tonë në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”, shtoi më tej Basha.
Sigal