Greqi, arrestohet shqiptari: Mbante të izoluara vajzat prej vitesh

536
Një shqiptar është arrestuar në Greqi, nën akuzën se ka mbajtur në shtëpi me forcë dy vajzat e tij adoleshente, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Ai është 43-vjeçar dhe banues në Velestino të Volosit, një qytezë e vogël greke. Mësohet se dy vajzat janë të moshave 17 dhe 15 vjeçe. Pas denoncimit që është bërë për shtetasin shqiptar, organet greke e kanë arrestuar dhe e kanë çuar në Prokurorinë e Volosit. Ndërkohë janë marre në pyetje edhe dy vajzat e tij, të cilat do të vizitohen edhe nga mjeku ligjor, ndërsa konkluzionet e tij do t’i shtohen dosjes së akuzave të babait të tyre. Për shkak se çështja është ende në hetim, nuk jepet ende identiteti i shtetasit shqiptar.
Sigal