Blake Shelton mirënjohës për dashurinë e Gwen Stefani

463
Ky ka qenë një vit i vështirë për këngëtarin e muzikës country, Blake Shelton, por gjithsesi ai ka arsye përse të jetë mirënjohës. Pa dyshim, arsyeja më e rëndësishme është e dashura e tij e re, Gwen Stefani. 39-vjeçari e ka pranuar edhe zyrtarisht se sa i lumtur është me dashurinë e tij të re, duke mos i kursyer as komplimentet për të si: bukuroshe apo mahnitësë!

“Jam mirënjohës për Gwen për disa arsye, tha Blake për “Entertainment Tonight”. “Më së shumti sepse ajo na bën të gjithëve të dukemi shumë më mirë në këtë shfaqje.” 46-vjeçari i cili performoi në puntatën e radhës në “The Voice”, pas interpretimit të tij pati mundësinë edhe shprehej për të dashurën e tij, të cilën e cilësoi perfekte. “E shoh se si është veshur për këtë performancë dhe duket mahnitëse. Është me të vërtetë e bukur”, tha ai.

Dhe vërtet Gwen shkëlqeu në performancën e saj, e veshur me një fustan të bardhë interpretoi “Used To Love You” e shoqëruar nga grup ëngjëllor. Pas kësaj performancë në kohën e publicitetit në një foto të publikuar nga organizatorët e spektaklit shihet teksa Blake mban në prehër të dashurën e tij. Blake dhe Gwen i kaluan të ndarë pushimet e Festës së Falenderimit. Ai shkoi në shtëpinë e tij në Oklahoma, ndërsa Gwen qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj, por ata u ritbashkuan sërish pas festave dhe po jetojnë momente të lumtura së bashku. Fansat në Instagram kanë komentuar se presin me padurim spektaklin e radhës për të parë çiftin e ri.
Sigal