Biznesi që lidh Vilma Nushin, me drejtoreshën e Edi Ramës

693
Dokumente Ekskluzive tregojnë numrin dhe vlerën e tenderëve të fituar nga “Pegasus shpk” në vitet 2013-2016
Një kompani e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello, ka përfituar miliarda nga koncesionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit. Bëhet fjalë për kompaninë “Pegasus” shpk, e cila pritet që pas pak ditësh të shpallet dhe fituese e koncesionit të laboratorëve. Kompania ‘Pegasus shpk’ rezulton në letra si 100% në pronësi të shtetasit Janis Karathano. Por një dokument i siguruar nga “Hashtag.al”, tregon se në të kaluarën kjo kompani ka pasur një drejtuese të rëndësishme të quajtur Nazife Bello.
Bonusi i firmës “Pegasus” për zonjën Nazife Bello
Madje, në dhjetor të vitit 2013, kompania “Pegasus” e ka shpërblyer me një bonus prej 114 mijë eurosh zonjën Nazife Bello, e cila është e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministri, zonjës Shpresa Bello. Kompania “Pegasus” rezulton e lidhur dhe me koncesionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Raporti auditues i ‘Deloitte&Touche’ për koncesionin e ‘Check-Up’-it
Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncesionin e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se në vitin kompania “Pegasus” i ka dhuruar zonjës Nushi pajisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma “Pegasus” të gjithë reagjentët që i duhen. Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës “Pegasus” është koncesioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.
MEMO e brendshme informuese për koncesionin e transfuzionit të gjakut
Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncesionare 2- vjeçare.

Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania “Pegasus”, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tenderë në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore./ Hashtag.al


Sigal