Bejushe Bajramaj: Jehona Labe dhe polifonia shqiptare

2252
Sigal

Intervistë me mësuesen dhe këngëtaren vlonjate BEJUSHE BARJAMAJ

Si kemi interpretuar  me ALBANO Karizin dhe IRINI Qiriakon

Albert Z. ZHOLI

Bejushja ka 40-vjet në arsim por 50 në këngë. Një duet që ka qenë bashkudhëtare e jetës së saj. Në moshën 12 vjeçe në fshat e morën në aktivitete që organizoheshin nga të rinjtë e fshatit. Ndërsa mësuesinë e nisi më vonë, pasi ju desh të shkollohej për këtë profesion.

– Pse kënga dhe mësuesia dhe jo mësuesia dhe kënga?

Edhe ashtu mund të ndodhte, por me këngën që kam bërë s’më është dashur shkollë. Që herët, duke dëgjuar babain tim, apo nënën time që këndonin në gëzimet tona familjare, apo edhe netëve të dimrit rreth oxhakut, i provoja këto këngë edhe unë, aq sa, në moshën 12 vjeçe më morën në aktivitete që organizoheshin nga të rinjtë e fshatit. Ndërsa mësuesia nisi më vonë, pasi mu desh të shkollohesha për këtë profesion.

– Si ka ndodhur që të jeni kaq shpejt në këngë?

Jeta kulturore në atë kohë kishte gjallëri. Siç thashë dhe më lartë, rinia më aktivizoi në këngën labe, në aktivitetet që organizoheshin në bazë fshati, zone, lokale, konkurse, veprimtari të ndryshme, spartakiada.

-Kush ishin të parët e grupit dhe si vazhdon tradita?

Grupi i cili ka filluar nga viti 1952 përfaqësohej nga zëra të papërsëritshëm si: Halil Xhezua, Bege Karafili, Hysen Demaj, Velo Sherifi, etj, të cilët bënë histori për këngën labe, velçiote, të pasuar nga Jaho Katiu i veçantë si kthyes me zë të kristaltë, Zenel Shanaj, Xhuljeta Jaupaj me këngën: “O moj bijë e babit” e cila identifikoi këngën velçiote; Kastriot Muçaj, Zimo Kërruti, Sherif – Vojsava e Sofo Katiaj, Reis – Bejushe Demaj, Asime Tahiraj, Milika Memaj, etj që s’mundem t’i mbaj mend.

Kostumet përdoren për herë të parë në vitin 2003. Me sponsor: Metush Mënaj e Shpend Ormenaj

Kur ke deputuar për herë tëparë dhe me cilën këngë?

Në një festival zonal që u organizua në Vranisht të Vlorës u paraqita me një këngë kushtuar disa djemve trima velçiotë që luftuan deri në Jugosllavi, e titulluar: “Shokë do këndoj një këngë”:

Shokë do këndoj një këngë,/   T’ju tregoj një histori/ Historinë e djemve të Velçës/ Që mbetën në Jugosllavi, ….etj. e cila u realizua regjistrimi me zë në vidio në TVSH në javën e I-rë të shtatorit 1975.

– Në sa festivale keni marrë pjesë dhe a jeni vlerësuar?

Në vitin 1999 u riorganizuam pas një periudhe shkëputjeje për shkaqe shkollimi, martese, largësie. Në vitin 2001, më ftojnë të merrja pjesë te grupi “Jehona Labe” ku dhe atje kemi patur larmi aktivitetesh ku më mbresëlënëset kanë qenë në Austri dy herë koncerte për “Studimin e zërave Europianë”. Nga viti 2002 kemi marrë pjesë në të gjitha festivalet e Gjirokastrës, koncerte brenda dhe jashtë vendit: Kosovë – Maqedoni. Në vitet 2003, 2004: në Greqi kemi shkuar dy herë. Po ashtu në Kosovë e Maqedoni.

Vlerësime kam marrë: nga kënga

1- Titull: “Nderi i Artit Vlonjat”, më 30.11.2006

Q. K. Kryetar i Bashkisë

Estref Dobi                                                                                                                    Shpëtim Gjika

2 – ÇMIM KARIERE: Shoqata Kulturore Artistike “Polifonia shqiptare”                      Kryetari: Yzeir Llanaj

3 – Çmimi – Diplomë   Marrësi më i mirë

Nga Ministria Kulturës  Q. K. V. F. 24 – 25 Nëntor 2017

Vlorë

Nga Arsimi

“Mirënjohje e qytetit të Vlorës”, 06.03.2019

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli

– Si kanë qarkulluar pjesëtarët e grupit?

Në vitin 1999 u bë riorganizimi nga rapsodi i grupit Kastriot Muçaj, ku për habi u pa në derën e shtëpisë time dhe ai që hapi derën dhe e ftoi të urdhëronte brenda ishte im shoq. Pasi bëri prezent arsyen e ardhjes në këtë shtëpi, vet im shoq i dha përgjigjen se unë do isha patjetër pjesë e grupit “Krojet e Velçës”, nga 1999 e deri më sot 2019. Gjej rastin edhe ta falenderoj, se është edhe kritiku im. Nisëm me Kalon, Agimin, Valterin, Çumanin, Asqeriun, Aliun, Adriatikun, Noken, me Kastriotin e Sherifin. Më vonë erdhi Fatmiri, Nasipi, më vonë Bejkushi, Bastriu, vazhduan Gilo, Luto, e përsëri me Davidin, Desantini, Klodi e dera është e hapur për të trashëguar brez pas brezi.

– Kush ju ka siguruar tekstet e këngëve?

95% të teksteve janë të Drejtuesit të grupit, K. Muçaj, ashtu edhe vijat melodike, si dhe L. Kërrutaj, Dero Murataj, Caush Sinanaj, Adrian Hoxhaj në emigrim nga dërgon një këngë: “O moj lule mbi shkëmbejë”:-Do të nisem që nga larg/ Si një zogë pendë artë,/ O moj lulja, mbi shkëmbinj (Refren)/ Çerdhen do ta ngre në këngë/Mbi qylaf dhe përmbi mëngë…Refren/ Do vesh xhamadan shajaku/ Do të fle mbi degë sharku…

– Cili është repertori i këngëve tuaja aktualisht?

Repertori i këngëve tona përfshin tematika nga më të ndryshmet, lirike, patriotike për individë të shquar që kanë bërë histori deri në arenë ndërkombëtare.Kujtim Beqiri i diplomuar dhe i vlerësuar në Vjenë të Austrisë me “Yllin e Artë” e Selam Hasani, e plot të tjerë që jam krenare për këto figura. Duke dëgjuar herëpashere këngët tona sa herë që më pyeste Ahmeti për këngën e radhës melodi – tekst mësova se po paska bërë gati librin  “Krojet e Velçës në këngë”

 – Sa është numri i disqeve të prodhuara?

Unë do të thosha, se nr. i njësive muzikore është rreth 100 e ca këngë. Nga këto janë të shoqëruara 52 këngë me videoklipe. Janë bashkëfshatarët tanë, që na kanë ndihmuar që me përgatitjen e kostumeve, regjistrimin zanor e atë me videoklipe, si dhe dashamirës të grupit tonë.

 – Ç’qëndrim mbani ju për debatin Polifoni dhe Iso – polifoni? Pse ky debat?

Janë të tjerë ata që mbulojnë këtë fushë. Por me sa kam dëgjuar: Prof. Zh. Ciko, Haxhi Dalipi, B. Gaçe, Barjam Lapin dhe kolegët e mi të vjetër këngëtar di që mbështesin këngën labe.

 – Të veçanta? : Po, interpretimi me ALBANO KARIZIN, IRINI QIRIAKO etj.

– Po me arsimin?

Arsimin! Temë që do më duhej shumë, shumë, po shumë kohë e faqe gazetash. Profesion që s’më ka lodhur kurrë.Në punë shkoj me dëshirën,si ditën e parë. Në orën 7 e 30 gjëndem në klasë, e pres nxënësit duke bërë edhe klasën gati për mësim. 1 shtator 1979 – 1 shtator 2019 = 40 vjet. Profesion që e dua dhe se s’do t’a ndërroja me asnjë profesion tjetër. Sepse lodhja shndërrohet në sasdisfaksion. Mirënjohjen që merr të jep emocione të mrekullueshme. Më besojnë ata që e duan këtë profesion. Mësuesi bëhet pjesë e rëndësishme në familjet e nxënësve, por edhe nxënësi bëhet pjesë në zemrën dhe shpirtin e mësueses. Kam pasur ulje – ngritjet e mia, por dëshirën për arsim, s’ma kanë hequr dot. Nxënës kudo që jeni, jua them përsëri: Ju jeni pjesë e shpirtit tim!

Në skenën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në 2015 me këngën: “E zgjodha e jetë shkova”