Bebe Rexha flet shqip (Video)

213
Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka bërë një vizitë gjatë ditës së sotme (e enjte) në jugun e Shqipërisë.

Ajo atje është takuar me Monika Kryemadhin dhe disa të rinj nga forumi rinor i LSI-së, me ç’rast ka shijuar edhe një mëngjes bashkë me ta.

Ndonëse është rritur në SHBA, Bleta di të flasë shumë mirë shqip, dhe këtë e vërtetoi edhe me një video në InstaStory, ku shfaqet duke falënderuar gruan që i përgatiti mëngjesin.

“Faleminderit shumë Fatime për këtë”, o thotë Rexha, ndërkohë që ajo i bën thirrje që të vijë sa më shpesh, për të takuar të gjithë njerëzit.