Belshi dhe peshkimi qindravjeçar

1869
Zona e Dumresë ndodhet afro 45 minuta larg Elbasanit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarë, ku 3 për qind të saj e zënë Liqenet Karstike, numri i të cilëve shkon në afro 85 të tillë. Vëllimin më të madh të ujit e ka liqeni i Merhoes, por liqen të mëdhenj konsiderohen edhe i Çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë, i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit me 0.5 hektarë. 

Zona e Dumresë ka një histori të gjatë, të pasur dhe të dokumentuar në shekuj. Edhe vetë emri i asaj zone “Dumre” ka domethënien e vet, sa të vjetër, aq edhe kuptimplote. Banorët e asaj zone janë atje të hershëm, sa vetë liqenet dhe toka e Dumresë. Por edhe mrekullitë natyrore të asaj zone janë të shumta, pasi Dumreja njihet si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Natyra atje ka krijuar 85 liqenet karstike, ndërsa pozicioni gjeografik i saj ka premisa për t’u zhvilluar, për t’u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët, dhe për biznesin. Për bukuritë e Belshit, dhe zonës me emrin e bukur “Dum-re” flasin vazhdimisht mediat e vendit, por nuk rrinë pa folur dhe pa ardhur dhe filmuar edhe TV e huaja. Një televizion gjerman që ka qenë dy herë në Elbasan, në nëntor 2015 dhe në mars 2016 i ka kushtuar një reportazh prej 45 minutash bukurisë natyrore të zonës së Dumresë, duke e përshkruar me fakte edhe jetën atje. Duhet thënë se para tij kishte qenë një tjetër TV turk, që kishte filmuar dhe intervistuar banorët e asaj zone. Zona e Dumresë ndodhet afro 45 minuta larg Elbasanit, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarë, ku 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në afro 85 të tillë. Vëllimin më të madh të ujit e ka liqeni i Merhoes, por liqen të mëdhenj konsiderohen edhe i Çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë, i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë Merhoja 61 metra, Peraska 51 metra, Çërraga 29 metra, Seferani 20.8 metra etj dhe thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Kurse sipërfaqet e këtyre liqeneve është afro 14.2 km2 me një aftësi ujëmbajtëse 26 milionë m3. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht.
Në rrugët e Belshit…
Në rrugët e Belshit dhe fshatrave (të Dumresë), patjetër do të takosh edhe peshkatarë që shesin torfën e kapur me rrjeta dhe grepa, që rritet në liqenet e saj. Të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e breg-liqenore. Në një prononcim të kreut të shoqatës së peshkatarëve amatorë të Dumresë Isuf Tafani mësuam se “tek ne vitet e fundit duken përparimet kudo, dhe nga Dumreja askush nuk ka ndërmend të largohet drejt Elbasanit, apo drejt detit, pasi drejt fshatrave të Dumresë po e marrin rrugën investitorë të huaj, qe janë duke e studiuar me kujdes perspektivën e zonës, ndoshta që gjatë këtij viti mund të konkretizohen investimet, unë drejtoj një shoqatë prej 800 peshkatarësh, të cilët kanë gjetur në 2 vitet e fundit edhe ndihmën nga qeveria dhe më konkretisht nga Ministria e Bujqësisë, duke na krijuar premise për tregjet e shitjes së peshkut tonë”. Zoti Tafani u shpreh se “ne kemi afro 140 varka të tipave dhe madhësive të ndryshme në të gjithë zonën, që janë pronë e dhjetëra peshkatarëve belshakas, ka prej tyre që kapin deri në 25 ose 50 kg peshk në ditë, duke e shitur në tregun e qytezën tonë, në Elbasan, dhe deri në Tiranë, duke e ruajtur në dhoma frigoriferike të blera në Itali nga djemtë tanë emigrantë”. Tafani tregon se “historia e peshkimit në Dumre ka ardhur si pasojë e nevojës për mbijetesë, por edhe si profesion. Ka mbi 150 vjet që peshkimi mban me bukën e gojën qindra familje të fshatrave tona, ndërkohë që me politikat e saj stimuluese, edhe Ministria e Bujqësisë ka rritur interesimin dhe angazhimin e banorëve për ti kushtuar vëmendje të madhe investimit në peshkim”. Në gjithë zonën gjenden sot dhjetëra dhoma frigoriferike të cilat magazinojnë peshkun e freskët të kapur nga peshkatarët e Belshit, dhe më pas ai dërgohet në tregjet e vendit. Shoqata e Peshkatarëve Amatorë të Belshit, ka menduar të ndërtojë edhe një linjë të prodhimit të konservimit të peshkut, projekt të cilin mund ta paraqesë shumë shpejt edhe në institucionet e shtetit.. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik dhe përfundon atje ku fillon fusha e Myzeqesë. Peshku i kapur në liqenet e Dumresë, shitet ndjeshëm edhe në tregun e Lushnjës dhe Kuçovës. Kryeqendra shekullore e zonës së Dumresë është qyteza e Belshit. Rilindësi i madh Sami Frashëri e kishte projektuar 200 vjet më parë se, kryeqyteti i Shqipërisë të ishte pikërisht Belshi. Sipas tij “mejtimi për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë nxitet nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore janë vërtetë të pazakonta”. Prania e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra tjetra nga lugina të vogla, i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Dumreja gjatë verës ka temperatura relativisht të larta, e “pushtuar”ndaj ka shanse të zhvillojë jo vetëm turizmin por veçanërisht peshkimin. Dumre është formuar nga thirrjet “Duam re”, pasi mungesa e ujit prej shekujsh ishte torturë që i ka shoqëruar banorët, por që tashmë nuk po ndjehet, pasi janë ndërtuar ujësjellës të rinj.

Shqipëria mbetet pa padyshim e mbushur me zona të rralla edhe liqenore 
Një prej tyre është Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Dhurata më e çmuar janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t’u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t’u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët por edhe për biznesin e peshkimit. Kur shkon dhe shikon mrekullitë që të ofrojnë liqenet e shumta karstike, të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për Belshin. Sipërfaqja e përgjithshme e liqeneve arrin në 770 hektarë, dhe vëllimin më të madh të ujit në këto liqene, e ka ai Merhoes me 11.3 milionë metra kub. Po kështu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë; Seferani 87.5 hektarë; i Degës 37.5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit, me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë: Merhoja 61 metra; Peraska 51 metra; Çërraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë, është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Këto liqene kanë tejdukshmëri të vogël dhe në thellësinë 15 metra, në disa prej tyre vihen re shenja të acidit sulfhidrik. Në liqenet e Dumresë gjendet me shumicë edhe torfa, e cila është një depozitim organogjen i karbonizuar. Ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e breg-liqenore.

Syri i Kaltër i Belshit
Etimologjia e fjalës Dumre nuk ka një përcaktim të saktë të vërtetuar i pranuar zyrtarisht. E përkthyer fjalë për fjalë, fjala “Dumre” do të thotë “duam re”, shprehje qe përdoret si një formë lutje gjate stinës së verës kur territori vuan thatësira të mëdha. Ky është edhe përcaktimi më i pranueshëm nga banorët e zonës, me të cilin njihet edhe zona. Zona e Dumresë duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qenë një qendër e rëndësishme kalimi dhe një vend shumë i rëndësishëm banimi. Këtë ë tregojnë vend-ndodhjet e dhe zbulimet e sendeve të vjetra që janë zbuluar nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vendbanimet e para datojnë në epokën e Bronzit, e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndërtuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjesë të mureve te mbetur mbi kodrën me të njëjtin emër. Fortifikimet janë më të dukshme në pjesën jugore të saj, që arrijnë deri në një metër lartësi. Në brendësi të mureve ka ekzistuar një punishte qeramike ku dallohen 4 dhoma përpunimi. Pas rënies së Shqipërisë nën pushtimin osman, kështjella u shkatërrua edhe popullsia detyrohet të largohet e të strehohet ne zonat malore përreth, përgjithësisht në zonat e Sulovës, Vërçë, Kërrabë edhe Myzeqe. Në periudhën midis shekujve XVII-XVIII dallohen ardhjet e para te banorëve në Dumre, përgjithësisht bujq edhe blegtor. Në fshatin Dragot është ndërtuar kisha e parë e zonës, e cila në vitin 1967 shpallet edhe pasuri kombëtare, por që në vazhdimësi shkatërrohet ne vitin 1981. Shembja akoma edhe sot nuk ka arsye të qarta. Përgjithësisht emrat e fshatrave mbajnë emrat e banorëve të parë që kanë mbërritur aty. Fshati Dragot është shembulli më tipik, i cili ka marrë emrin e banorit të saj të parë Tele Dragoti, i ardhur nga rajonet malore të jugut. Në këtë mënyrë krijohen edhe fshatrat e tjerë, në të njëjtën mënyrë si kanë marrë edhe emrin liqenet. Nga fillimi i shekullit të XX shfaqet dukuria e transformimeve të rëndësishme në ndarjen e tokave, që dha si rezultat ndarjen e sipërfaqes midis pronarëve te ndryshëm. Ndarja erdhi si pasoj e reformave që u ndërmorën nga ana e shtetit dhe nga shitja që bën latifondistët. Me vendosjen e diktaturës pronat u konfiskuan dhe filloi krijimi i kooperativave që çoi në krijimin e fshatrave dhe shpyllëzimin e te gjithë territorit te Dumresë. Dëshmitë e pakta të pyjeve të mbetura gjenden ne fshatin Dëshiran të komunës Grekan. Formimi i kooperativave shënoi edhe ardhjen e madhe të popullsisë drejt zonës së Dumresë, përgjithësisht nga Rrethi i Gramshit dhe nga Rrethi i Skraparit. Pas rënies së diktaturës në vitet 90, sipërfaqja e tokës u ndahet nga shteti banorëve ne përpjesëtim me numrin e tyre. Ndarja e tokës modifikoi edhe strukturën e fshatrave dhe la konflikte të hapura midis pronarëve te periudhave te ndryshme. Në 20 vitet e fundit e gjithë zona e Dumresë ka pësuar një ardhje të madhe në numrin e popullsisë.
Sigal