Babagjyshi ndihmon fëmijën autik dhe e bën atë të buzëqeshë

599
Babagjyshi i Vitit të Ri është kthyer në hero për një familje në Kalorinën e Veriut teksa ka ndihmuar fëmijën e tyre autik.
6 vjeçari Brayden i cili është diagnostikuar me autizëm që në moshën 3 vjeçare është i ndrojtur rreth njerëzve që nuk i njeh.
“Atë e zë ankthi edhe nëse i kërkon të buzëqeshë. Është e tepër për të.Ai nuk i përballon dot zhurmat dhe presionin.” – është shprehur mamaja e tij Erin Deely për People.
Por kjo ka ndryshuar nëntorin e 22 kur Brayden ka takuar babagjyshin e Vitit të Ri Santa Klaus në eventin e qendrën tregtare SouthPark “A Magical Visit From Caring Santa”.
Fëmijët që marrin pjesë në këtë event kanë mundësinë të kalojnë kohë me Santa Klaus përveçse të bëjnë foto me të.
Kur vogëlushi autik u përball me babagjyshin në qëndrën tregtare, prindërit thanë se ai dukej i pasigurt dhe i frikësuar.
Gjendja e tij ka ndryshuar menjeherë pasi babagjyshi e ka bërë Brayden të buzëqeshë teksa është shtrirë në tokë duke luajtur me të.
“Doja ta përqafoja Santa Klaus sepse isha shumë e lumtur. E dija që do e bënte Brayden të ndjehej rehat por nuk e prisja këtë.”- tha Erin për Fox 46.
Sigal