Anastacia shfaqet nudo për “Fault Magazine”, këngëtarja: Dua të ndihem e lirë

483

Sigal

“Shenjat janë pjesë e udhëtimit tim dhe mënyra për të kujtuar gjithçka që kam kaluar”. Këngëtarja Anastacia pozon nudo për revistën, “Fault Magazine”.

Kjo është hera e parë që pozon siç e ka bërë nëna pas mastektomisë së dyfishtë, kur zbuloi se kishte tumor në gjoks në vitin 2003 dhe 10 vjet më vonë për herë të dytë.

Këngëtarja 48-vjeçare tregoi vështirësitë që kaloi, tregoi edhe për operacionet e rregullimit dhe ndërtimit të gjoksit. Dhe tashmë ndihet më e plotë dhe më e realizuar se kurrë, duke pozuar nudo për këtë revistë.

“Jam pak nervoze, që tregoj shenjat e atyre që më ndodhën, por dua të shkoj në plazh pa pasur frikën se ndonjë paparac më nxjerr fotot që nuk dua unë që të dalin.

Dua të ndihem e lirë dhe tani që kam realizuar këto foto, mund të shkoj në plazh pa më të voglin problem dhe pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë paparacët dhe njerëzit”- ka thënë këngëtarja 48-vjecare.