A ka vdekur Britney Spears?

545
Sigal

Sony Music tronditi jo pak fansat kur njoftoi sot me
anë të një postimi në Twitter se Britney Spears kishte vdekur. Megjithatë
gjithë gjasat janë që llogaria e kompanisë muzikore të jetë vjedhur nga
hakerat.

Kjo pasi mesazhi i postuar nuk duket aspak formal
dhe është shkruar keq.

Në të thuhet: “Britney Speas ka vdekur
aksidentalisht. Do t’ju tregojmë më shumë, shumë shpejt, #RIPBritney”.

Ndërsa në një tjetër postim shkruhej: “RIP
@britneyspears #RIPBritney 1981 – 2016”.

Nga ana tjetër, një burim pranë këngëtare konfirmoi
për CNN se ajo ishte “shëndoshë e mirë”.

Ndërsa vetë Sony Music nuk ka bërë ende asnjë koment
mbi këtë postim në Twitter, që vjen vetëm pak orë pasi bota e muzikës humbi një
artist të madh si George Michael.