SHBA, të paktën shtatë të vdekur dhe 20 të plagosur, fundjavë e përgjakur në Çikago

422
Sigal

 Shtatë të vdekur dhe 20
të plagosur. Është ky bilanci i viktimave nga përdorimi i armëve fundjavën që
sapo kaloi në Çikago të Shteteve të Bashkuara.



Ngjarja, që përkoi dhe me festën e Krishtlindjes, është treguesi i radhës i
dhunës dhe gjakderdhjes gjithnjë e në rritje nga armët e zjarrit. 

Që nga fillimi i vitit, Çikago ka regjistruar 745 vrasje, 56 për qind më shumë
krahasuar me vitin e kaluar, bëjnë të ditur mediat amerikane. 

Bëhet fjalë për herën e parë në 20 vjet që numri i vrasjeve kalon kuotën 700 në
vetëm 12 muaj. Ndërsa numri i personave të prekur nga përdorimi i armëve është
ngjitur këtë vit me 47 për qind, në 4.252 njësi.