Zvicra dënon atentatorin e vëllait biznesmen

478
Sigal

Bashkim Berisha qëlloi ish-kampionin në “Thaiboks”

Gjykata e Rrethit Winterthur në Zvicër ka dënuar
dje me shtatë vite burg një 48-vjeçar shqiptar, i cili në vitin 2012 qëlloi me
armë vëllain më të madh të Bashkim Berishës, raportojnë mediat lokale. Bashkim
Berisha, shqiptar nga Kosova, është një ish kampion në “Thaiboks-it”, i cili në
vitin 2009 u dënua me 14 vite burgim për vrasjen e një 25-vjeçari maqedonas në
vitin 2005, pas një grindjeje për një vend parkimi në Dübendorf (Zvicër). Vëllai
më i madh i Bashkim Berishës, 46-vjeç, ishte pronari i një bari në Winterthur.
I pandehuri ka pasur një diskutim me të, në lidhje me një trafik heroine, që
degjeneroi më pas në përplasje me armë. Siç raportojnë mediat lokale, ka pasur
një shkëmbim zjarri nga i cili Berisha është plagosur në krah, ndërsa djali i
tij, i pranishëm në vendngjarje dhe i pandehuri, nuk janë lënduar. Prokuroria
ka kërkuar një dënim prej 9 vite burgim dhe 5.400 franga gjobë ndaj të
pandehurit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale), për
tentativë vrasjeje me dashje, shkelje të ligjit për lëndët narkotike dhe
mbajtje të paligjshme të armëve. I pandehuri ka kundërshtuar disa pika të
akuzave të prokurorisë dhe tha, se ka vepruar për vetëmbrojtje. Por, gjykata
megjithatë nuk e ka besuar versionin e tij, raporton media zvicerane. Për
plagosjen në krahë të Berishës, 48-vjeçari duhet të paguajë një dëmshpërblim
prej 2.000 franga, kanë vendosur gjykatësit. Vëllai 46-vjeçar i Bashkim
Berishës është gjykuar për të njëjtën çështje. Gjykata e Apelit të Zyrihut ka
lënë në fuqi në qershor, dënimin me tetë vite e gjysmë burg për tentativë
vrasje. Kur të dalë nga burgu, 46-vjeçari do të dëbohet nga Zvicra në Kosovë,
ku ndodhen edhe katër vëllezërit e tij, mes tyre edhe Bashkimi, të cilët kanë
pasur probleme me drejtësisë zvicerane dhe për këtë arsye mund të banojnë më në
Zvicër.