Turizëm në terror: Pistoletën te koka gruas, si ia vodhën Audi-n pushuesit në Durrës

263
Sigal

Pas rastit të Pogradecit, një tjetë krimi trondit rurizmin.

Ndërsa tre persona janë arrestuar sot në Durrës, si autorët e grabitjes së makinës së një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me banim në Zvicër që kishte ardhur për pushime, detaje të reja mësohen për ngjarjen. Raportohet se shtetasit Kastriot Ramazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi kanë mundur ta vjedhin makinën në momentin që drejtuesi i saj kishte ndaluar për të blerë diçka në market. Ai e ka lënë makinën të hapur dhe të ndezur pasi brenda saj e priste bashkëshortja, shtetase e huaj. Autorët nën kërcënimin e armës kërcënuan gruan që tu japë paratë dhe të zbriste nga makina. Ajo iu bind agresorëve dhe ata u larguan me mjetin e çiftit. Policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa autorët e braktisen mjetin në një rrugë në një fshat të Kavajës.