Një zjarr masiv ka pushtuar një apartament në banesat sociale në Shkozë. Sipas burimeve, mësohet se ekipet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Po kështu, mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Burimet thonë se kryefamiljari kishte mbetur i bllokuar në banesë. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve ai ka dalë pa probleme. Nuk dihet shkaku i zjarrit me siguri, por dyshohet bombola e gazit.