Zihen për kullotën, vlonjati i pret gishtin të riun

140
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur një ditë më parë në Vlorës.
Një i moshuar është arrestuar nga policia pasi ka prerë gishtin e dorës një të riu.
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar për akuzën e ‘plagosjes së rëndë me dashje’, shtetasin Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.
Është kryer arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi një ditë më parë në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës 37-vjeçarit me inicialet F. B., i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës ndaj të dy personave, për veprime të mëtejshme.