Përplasi për vde.kje me makinë 23-vjeçarin në Vaqarr, arrestohet shoferi i dehur

32
Sigal

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar që shkaktoi aksidentin me vdekje në Vaqarr një ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Sh., i cili akuzohet se ishte në gjendje të dehur kur ndodhi ngjarja e rëndë. Makina që drejtonte 53-vjeçari u përplas me një motor dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi 23 vjeçar i kësaj të fundit.

“A. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;”, njoftoi policia.