Durrës, kapet trajleri me drogë në port, po transportohej në Itali

380
Policia e Durrësit ka ndaluar një trajler në port i cili po transportone një sasi të konsiderueshme droge, të llojit kanabis sativa në drejtim të Italisë. Droga po transportohej me linjën e trageteve Bari-Durrës, ndërsa është bërë i mundur ndalimi i drejtuesit të mjetit.

Sipas policisë kufitare të Durrësit droga u gjet pas një kontrolli që iu bë në port trajlerit i cili po transportonte lëndë drusore. Kanabisi ishte i ndarë në pako dhe ishte fshehur mes mallrave që transportonte trajleri me targaTR 8201 R. Ndërkohë policia po punon për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikut të drogës.
Sigal