Zbulohet emri i maternitetit ku humbi jetën 39-vjeçarja. Çfarë ndodhi në fund të operacionit

59
Një grua e re ka humbur jetën dy ditë më parë në një spital gjinekologjik në Tiranë. Ndonëse fillimisht u dyshua se 39-vjeçarja me inicialet E.S. kishte qenë shtatzënë, mësohet se ajo ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në mitër.

Mesohet se gruaja ishte ndjekur në një institucion gjinekologjik privat dhe më pas është drejtuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ose ndryshe “Materniteti i Vjetër” për të kryer operacionin për shkak të një infeksioni në mitër.

Megjithëse ndërhyrja ka shkuar mirë, sipas dëshmive të para, në fund të operacionit kanë ndodhur edhe problemet me zemrën, çka ka sjellë edhe vdekjen fatale të gruas së re.