Vrau 4 francezë në aksident, 18 vite burg për shqiptarin

426
Gjykata e Apelit në Torino, ka dënuar me 18 vjet e 4 muaj burg Ilir Betin, ndërtuesin shqiptarin i cili në 13 gusht të vitit 2011, në gjendje të dehur, përplasi me makinë një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj francezë, ku 4 prej tyre humbën jetën. Aksidenti që i mori jetën 4 të rinjve francezë, ndodhi në autostradën A26, në Roça Grimalda, provincë e Aleksandrisë, pasi shqiptari po udhëtonte në krah të kundërt. Ndaj Betit, prokuroria kishte kërkuar 14 vjet e 8 muaj burg për vrasje të qëllimshme dhe dhënia e një dëmimi më të lartë nga Gjykata u cilësua si i çuditshëm nga avokati mbrojtës i shqiptarit, Mario Boçassi.
Vendimi ndaj Ilir Betit është pritur me gëzim e duartrokitje nga familjarët e viktimave. “Falënderojmë drejtësinë italiane, edhe pse u deshën katër vite për t&eueuml; arritur në një vendim, tha një nga familjarët e viktimave. Ajo çka u diskutua në gjykatë ishte fakti nëse aksidenti ishte i qëllimshëm apo ndodhi për shkak të pakujdesisë. Gjatë natës së tragjedisë humbën jetën Julien Jean Raymond, 26 vjeç, Vincent Lorin, 22 vjeç, Audrey Reynard, 24 dhe Elsa Desliens, 22 vjeç,
Sigal