Himara, Vunoi dhe Dhërmiu shpallen Qendra Historike

741
Himara, Dhërmiu dhe Vunoi janë shpallur qendra historike me vendim të Këshillit të Ministrave. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë janë publikuar vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme, ku ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e vendimeve që shpallin qendra historike, qytetin e Himarës dhe fshatrat Vuno dhe Dhërmi.
Sigal

“VENDIM PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË HIMARËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË MBROJTUR PËRRETH.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:

1. Shpalljen e Qendrës Historike të qytetit të Himarës, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Miratimin e rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të qytetit të Himarës dhe të Zonës së Mbrojtur përreth”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË FSHATIT VUNO DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË MBROJTUR PËRRETH.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Miratimin e rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe të Zonës së Mbrojtur përreth”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË FSHATIT DHËRMI DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ E TË ZONËS SË MBROJTUR PËRRETH.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 29, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Miratimin e rregullores “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi dhe të Zonës së Mbrojtur përreth”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” .”