Vrasja në Pogradec/ Zamir Çekani akuzohej për dhunë

488
Zamir Çekani, 38-vjeçari nga Pogradeci që i mori jetën bashkëshortes së tij, pasditen e së shtunës, vijon të justifikojë aktin makabër, me faktin se ka qenë i pirë dhe nuk ka dashur ta vriste. Mirëpo, autori i torturimit deri në marrjen e jetës së bashkëshortes dhe nënës së tre fëmijëve të tij, mësohet se ka detyruar edhe një tjetër grua të largohet nga shtëpia e tij, vetëm nga ushtrimi i dhunës. Referuar të dhënave të policisë së Pogradecit, bëhet me dije se Zamiri, martesën me Lirien e kishte të dytën.
Ai ka qenë i martuar edhe më parë, ku gruaja e tij e ka braktisur vetëm nga përdorimi i dhunës në mënyrë çnjerëzore. Burimet tregojnë se gruaja e parë e ka marrë fëmijën e saj dhe është larguar bashkë me të, ndërsa bëhet me dije se shkaku i aktit horror, pasditen e së shtunës ka qenë pikërisht dhuna e ushtruar nga 38-vjeçari mbi fëmijën e tyre. Gruaja, e cila ka qenë në oborr, në momentin kur Zamiri është kthyer nga kafeneja e fshatit në gjendje të pirë, ka dëgjuar të birin vetëm 8 vjeç teksa qante brenda. Ka hyrë në kuzhinë dhe i ka nxjerrë djalin nga duart. Për fatin e keq të saj, gruaja kishte lënë të shtruar tavolinën, që kur të kthehet bashkëshorti të hante drekën, dhe në tavolinë ka qenë thika e bukës.
Sigal