E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare kompozitori shqiptar

106
Sigal

Kompozitori i Andi Bajraktari është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare. Mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë një atak në zemër.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije në rrjete sociale miqtë dhe të afërmit.

Të shumta kanë qenë reagimet ngushëlluese për këtë humbje të parakohshme.

Andi Bajraktari ishte kompozitor dhe mësues prej 10 vitesh në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës dhe gjithashtu ishte lektor në Universitetin e Durrësit.

Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe vetëm dy javë më parë erdhi në jetë vajza e tij e vogël.