Masakra në Don Bosko, autorët dyshohen nga Fushë-Kruja, armët të përdorura në disa ngjarje kriminale

117
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me masakrën e 12 marsit në lokalin në pronësi të Fajton Muratit ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime të forta që autorët të jenë nga Fushë Kruja, teksa armët e gjetura në makinën e shkrumbuar të jenë përdour në ngjarje të mëparshmë kriminale. Autorët prej kohësh mbanin në vëzhgim lokalin e Fatjon Muratit.

Autorët e masakrës së 12 marsit në Don Bosko marsit vijojnë të jenë të lirë dhe nuk ka ende të arrestuar lidhur më ngjarjen. 5 persona kanë marrë pjesë në atentat, 3 në rolin e vëzhguesit, 1 drejtues mjeti dhe i fundit, personi i cili zbrazi plot 2 karikatorë drejt ambienteve të lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Ndërkohë dyshohet se në këtë ngjarje është i përfshirë dhe një efektiv policie. Sa i përket armëve, të cilat u gjetën mëngjesin e 13 marsit brenda automjetit të shkrumbuar, ka dyshime se janë përdorur edhe në ngjarje të mëparshme kriminale. Ndërkohë që disa javë përara se të regjistrohej ngjarja e rëndë, disa persona kanë lëvizur shpesh në zonë duke e monituruar dhe vëzhguar, kjo e fundit është konstatuar edhe nga vetë të afërm apo familjarë të pronarit të lokalit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 12 marsit rreth orës 21:05 në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos. Mimoza Paja, 58 vjeç, mbeti e vdekur dhe u plagosën 6 persona, mes tyre mbesa 10-vjeçare e Mimoza Pajes, e cila punonte dhe si banakiere, dhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, i cili përpara hetuesve është shprehur se nuk ka dyshime se kush mund të ketë qenë auori i ngjarjes.