Vrasja e marangozit në Sarandë, 3 në pranga, 3 në kërkim

472
Policia arreston autorët e dyshuar të vrasjes së marangozit 30-vjeçar, 4 ditë më parë në qytetin bregdetar të Sarandës. Burime nga policia bënë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç, Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë dhe Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.
“Nga hetimet e pandërprera të strukturave të Policisë Vlorë dhe Sarandë, në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë Sarandë, ka rezultuar se: Më datë 09.07.2015, rreth orës 00:10, viktima Edmond Theodhori është konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit G.H, dhe K.H, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.
Sapo e kanë konstatuar, personat në fjalë kanë rrethuar mjetin dhe kanë thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës. Pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim të vendbanimeve të tyre.
Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht: Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje, Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje, Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.”, citohet në komunikatën e policisë.
Sigal