Shkodër, asgjësohen 945 rrënjë bimë narkotike, në pranga dy persona

462
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Nikoll Lazri , 56 vjeç, banues në Pukë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara në tokën e tij u gjeten dy parcela me bimë narkotike Canabis Sattiva, gjithsej 60 rrënjë. 
Gjithashtu po në sajë të operacioneve antikanabis, është vënë në pranga edhe një 20-vjeçar, Preng Marku, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kçirë”, komuna Qerret, në Pukë duke ujitur parcelën e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike. Ky shtetas ka qenë qenë së bashku me shtetasin A.J., 37 vjeç, banues Shkodër, i cili nuk është kapur pasi është larguar, por po punohet për kapjen e tij. Për të dyja rastet materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë për “Kultivim i bimëve narkotike”.
Operacioni ka vijuar në fshatin Vukaj, në komunën Shllak, në Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 535 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po gjatë operacionit në fshatin Srriqe, në komunën Qafë Mali, në Pukë janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 350 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike në komunën Shllak dhe Qafë Mali. 
Sigal