Vijon përgjakja e rrugëve/ Aksident në Fushë Krujë-Tiranë, 2 të plagosur rëndë

87

Nuk kanë fund aksidentet rrugore në akset rrugore të vendit.

Pas atyre në Librazhd-Prrenjas dhe Tiranë-Durrës, i rradhës regjistrohet në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk

Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagpsur dy persona.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet nga makina të rastit.

Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Duhet theksuar se ky segment është një nga më të përgjakurit në Shqipëri. Në harkun kohor të dy viteve, në këtë pellg janë regjistruar mbi 10 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore.