Formacionet zyrtare/ Milani me ndryshime, Lazio me 11-shen e zakonshme

446
Sigal

Milani do të përballet sonte në mbrëmje me Lazion në një duel shumë interesant që premton spektakël. Trajneri Pioli do të luajë me skemën e zakonshme 4-3-3, ku në majën e sulmit do të jetë Piatek, i cili do të mbështet nga Castillejo dhe Calhanoglu.

Në mesfushë Krunic është surpriza, ndërkohë që në krahun tjetër Strakosha si gjithmonë do të jetë titullar. Correa dhe Immobile do të formojnë dyshen e frikshme në sulm, pa harruar as Milinkovic Savic, i cili është gjithmonë rrezik në aksionet sulmuese.