Vidhte pasqyra makinash, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë. Emri

501
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 19 vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Vasil Papa.

Në njoftimin e policisë thuhet se “më datë 19.08.2018, shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik që kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz me targa  DG 102 YH, në pronësi të shtetasit M.D, 39 vjeç, banues në Vlorë”.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se Vasil Papa është gjithashtu autorë  i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytet. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.