Vlorë, vodhën disa aktivitete tregtare, në pranga 2 persona

454
VLORË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi vodhën disa aktivitete tregtare në bashkëpunim. Erjon Baraj, 20-vjeç,dhe Endrik Kaso, 22-vjeç janë arrestuar në flagrancë ndërkohë që Hetem Hyseni 51 vjeç dhe Përparim Çela po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Personat akuzohen për vjedhje të përsëritur ndërkohë policia ka sekuestruar 3 kompjutera, një sasi e konsiderueshme: atlete, kepucë, steka cigare si dhe materiale të tjera të vjedhura. Materialet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme proçeduralë në ngarkim të: Erjon Barajs dhe Endrik Kasos, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”.
Si dhe në ngarkim të Hetem Hyseni dhe Përparim Çela, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose kriminale”. 
Sigal