Video/ “Nuk është qëlluar në ajër”, flasin familjarët e 77-vjeçarit të plagosur pas operacionit të RENEA-s në Divjakë

464
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një aksioni të forcave RENEA në fshatin Rremas në Divjakë ka mbetur i plagosur një 77 vjeçar në banesën e tij, pasi dyshohej së në të fshiheshin dy të kërkuar për vrasje.

Sipas infomacioneve të policisë thuhet se pasi Haxhi Lika nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për të ulur armën, (çifte), ata kanë qëlluar në ajër por në rrethana të paqarta ai është plagosur në kokë.

Të afërmit e Haxhi Likës shprehen se pamjet flasin vetë dhe se nuk është qëlluar në ajër. Sipas tyre, Haxhi Lika nuk ka lidhje me persona të dyshuar.

Të afërmit pohojnë se policia e kishte rrethuar lagjen dhe nëse do kishte pasur të dyshuar, nuk do të mund të largoheshin pa i kapur. Familjarët shprehen se janë ndjerë shumë të friksuar.

Më herët me anë të një postimi në Facebook deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka publikuar  një video teksa një i afëm i Likës tregon sesi ndodhi ngjarja.