Vdekja e bariut në mal/ Familjarët: Djalin na e vranë

442
Eduard Nora, bariu që humbi jetën në rrethana misterioze është gjetur duke lënguar nga një plagë në këmbë, nga familjarët e tij, në malin e Pigadhës.
Burime policore pohuan se në vendin e ngjarjes, ku u gjet 35-vjeçari, nuk u gjetë asnjë armë. Por, policia ngre dhe dyshimet e një vetëvrasjeje nga bariu dhe po heton deri në zbardhje të plotë të ngjarjes. Ndërsa, mësohet se 25 forca policie janë nisur drejtë malit të Pigadhës, për të krehur zonën, me qëllim gjetjen e provave për ngjarjen, por deri tani nuk ka diçka pozitive. Familjarët, qëndronin në derën e morgut në atë ngjarje të kobshme, thërritën se djali i tyre është vrarë dhe se ata e dinin se kush e kishte bërë.
Sigal