U kapën me kanabis, arrestohen 5 shqiptarë dhe 1 grek në shtetin fqinj

81

5 shqiptarë janë arrestuar në Greqi për mbjelle dhe tregti kanabisi.

Policia greke zbuloi një parcelë me 12.800 bimë hashash në zonën Dervenohoria, Viotia.

Operacioni u krye me helikopter, ndërsa pranë parcelës u zbulua dhe laboratori me pajisjet e posaçme për përgatitjen e pakove si dhe armë.

Policia greke arrestoi 5 shqiptarë dhe 1 grek, gjatë kontrollit në parcelë.